Turqia rrëzoi një helikopter sirian

Turqia thotë se ka hedhur poshtë një helikopter ushtarak të Sirisë, pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore turke.
Zëvendëskryeministri Bulent Arinc ka thënë se avionët luftarakë kanë qëlluar helikopterin M-17 pasi kanë paralajmëruar disa herë pilotët se kanë shkelur qiellin turk.

Ai ka thënë se helikopteri ka hyrë rreth dy kilometra në hapësirën ajrore të Turqisë, por është rrëzuar brenda Sirisë, transmeton Rel.

Arinc po ashtu ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për fatin e pilotëve sirianë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se çlirimtarët kanë kapur njërin nga pilotët, ndërsa fati i tjetrit mbetet i paqartë.

Turqia ka mbështetur rebelët në konfliktin e Sirisë dhe incidenti mund të rrisë tensionet midis dy vendeve fqinje.

Artikulli paraprakDeçan, gruaja qëllon burrin me plumb në kokë
Artikulli vijuesBie në Siri Pajtim Olluri, luftëtarë nga Kosova