Egjipt: Policia urdhërohet të bllokojë kampet

Qeveria e Egjiptit ka urdhëruar policinë të bllokojë hyrjet për në kampet e protestave të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi, raporton televizioni shtetëror.

Me mijëra vetë janë sfiduar me paralajmërime nga autoritetet, për të braktisur vendqendrimet në Kajro, jashtë xhamisë Rabaa al-Adawiya në sheshin Nahda. Të premten në mbrëmje, ata zgjeruan protestat e tyre me një kamp të tretë.

Më shumë se 100 mbështetës të Morsit janë vrarë në përplasjet me forcat e sigurisë, që kur presidenti u rrëzua nga pushteti me ndërhyrjen e ushtrisë më 3 korrik.

Demonstratat janë mbajtur 1 ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se gjeneralët realisht po rikthenin demokracinë, pas rrëzimit të presidentit.

Mijëra mbështetës të Morsit dhe familjet e tyre janë vendosur nëpër kampe prej javësh, duke kërkuar rikthimin e tij në pushtet.

Të mërkurën, qeveria paralajmëroi protestuesit të braktisnin kampet, përfshi atë në sheshin Nahda pranë Universitetit të Kajros në Giza, duke thënë se përfaqësonin kërcënime për sigurinë kombëtare.

Aleanca anti-grushtit të shtetit, një grup i mbështetësve të Morsit i udhëhequr nga Vllazëria Muslimane, u zotuan se do t’i vazhdonin protestat.

“Të gjitha grupet, përfshi aleancën, njoftojnë gjithashtu se nuk e njohin qeverinë e grushtit të shtetit, as vendimet apo negociatat e tyre”, lexohej në një deklaratë, duke shtuar se ngarkojnë me “përgjegjësi të plotë, liderët e grushtit të shtetit për çdo akt dhune apo vrasje”.

Human Rights Watch paralajmëroi gjithashtu autoritetet të mos i lëvizin kampet. “Për të shmangur një tjetër gjakderdhje, ligjvënësit civil të Egjiptit duhet të sigurojnë të drejtën e protestuesve për t’u mbledhur paqësisht, si dhe të shohin alternativa të tjera në vend të shpërndarjes me forcë të turmave”, tha HRW. /tch/kohaislame

Artikulli paraprakSivjet kanë falimentuar 770 biznese
Artikulli vijuesSiri: Gjendja e refugjatëve rëndohet në masë të madhe