Numri i grave shtatzënë në Kolumbi të prekur nga virusi Zika është dyfishuar këtë javë. Virusi Zika duket se po përhapet në mënyrë të frikshme.
Më shumë se 21 mijë persona, duke përfshirë të paktën 2,116 gra shtatzëna, raportohet se janë infektuar me virusin Zhika në Kolumbi, vend në Amerikën e Jugut. Instituti Kombëtar i Shëndetit të Kolumbisë njoftoi të shtunën se ka regjistruar 20,297 raste të infektimit, që e bën atë vendin e dytë më të prekur në rajon pas Brazilit.
Sipas Institutit të Shëndetësisë në Kolumbi, pothuajse dy mijë gra shtatzëna tashmë janë të infektuar nga ky virus, transmeton Klan Kosova.
Sipas Organizatës së Shëndetësisë në Botë (OBSH), ka paralajmëruar se virusi Zika “do të përhapet me shpejtësi” dhe sipas tyre nga ky virus këtë vit do të preken katër milionë persona.
Të hënën, OBSH do të takohen për të vendosur nëse Zika duhet të trajtohet si emergjencë globale. Nga Zika më së shumti është shprehur Brazili, më pas Kolumbia mirëpo ka pasur edhe raste të prekjes nga ky virus në 20 shtete të tjera në botë.