Policia greke njoftoi se incidenti ka ndodhur të martën gjatë protestës në hapësirën e vendbanimit me tenda në afërsi të fshatit kufitar grek Idomeni
IDOMENI (AA) – Një migrant është vetëdjegur në kufirin greko-maqedonas gjatë protestës për shkak të mbylljes së kufirit, ku për shkak të djegieve në trup është dërguar në spital, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia greke njoftoi se incidenti ka ndodhur të martën gjatë protestës në hapësirën e vendbanimit me tenda në afërsi të fshatit kufitar grek Idomeni, duke shtuar se lëndimet që ka marrë personi i gjinisë mashkull nuk janë rrezik për jetën.
Rreth 12.00 refugjatë gjenden në kampin në Idoemi, pavarësisht faktit se kufijtë e “Rrugës Ballkanike” janë mbyllur dhe thirrjes së autoriteteve greke që të shpërngulen në kampet e afërta që ka ndërtuar ushtria.
Nga marrëveshja e javës së kaluar mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, me të cilën dëshirohet në mënyrë drastike të kufizohet numri i migrantëve që gjenden në Kontinentin e Vjetër, në kamp për çdo ditë organizohen protesta.