Rritet niveli i alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se është rritur niveli i alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel

 

BRUKSEL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se është rritur niveli i alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në një deklaratë me shkrim ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për sulmin në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke theksuar se në këtë ditë të zezë ndodhen në krah të Belgjikës u shpreh se: “Ky është një sulm frikacak i ndërmarrë kundrejt vlerave dhe komunitetit tonë. Terrorizmi nuk do ta mundë demokracinë dhe nuk do të marrë nga duart tona liritë tona”.

Duke vënë në dukje se kanë rritur nivelin e alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel, Stoltenberg ka theksuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri dhe të ndjekin nga shumë afër situatën.

Artikulli paraprakNë kufirin greko-maqedonas, një migrant vetëdigjet gjatë protestës
Artikulli vijuesKapet atentori i Brukselit: Ja vëllezërit kamikazë