Në luftë i vrau familjen Alush Alushit, tani po tenton t`ia rrëmbejë edhe shtëpinë

“Pasi që më vranë familjen gjatë luftës në Mitrovicë, tani më kanë marr edhe shtëpinë që e kam pasuar mu në zemër të pjesës veriore të Mitrovicës ngjitur në shkollën fillore ‘Aziz Sylejmani’, tani ‘Sveti Sava’” – kështu e nis rrëfimin e tij Alush Alushi 75-vjeçar, apo si njihet në Mitrovicë si Alush Suhodolli.

“Në pronën time prej 6 ari, polici i MUP-it serb dhe pjesëtari i grupit famëkeq ‘Rojat e Urës’ Danillo Iliq, i cili dyshohet se është  një nga njerëzit kryesore që më ka vrarë gjatë luftës dy djemtë, vllan dhe djalin e vllaut, më ka uzurpuar edhe shtëpinë”, ka thënë Alushi të mërkurën në Mitrovicë deri sa po pinte një kafe, që në fytyrën e tij vërehej një shqetësim.

“Iliqi ka menduar se e tërë familja ime është zhdukur-vrarë nga forcat serbe, por për fat të mirë kam shpëtuar unë si dhe meshkuj të tjetër të cilët do t`i dalim zot pronës tonë që e kemi në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës.

Pjesëtari i MUP-it serb Iliqi, shtëpinë time e ka uzurpuar gjatë luftës, pra sipas disa dëshmive më 28 mars 1999, ditën kur mua më është vrarë familja”, ka thënë Alushi, duke vijuar më tej:

IMG_5291

“Ai ka filluar ndërtimin e shtëpisë së re në tokën time menjëherë pas përfundimit të luftës, e unë me të marr informacion për këtë kam bërë një padi në ish-Gjykatën Komunale të Mitrovicës, me çka atij i janë ndërprerë punimet me vendim të Gjykatës. Mirëpo pasi dy viteve, polici i Serbisë, filloj ndërtimin e shtëpisë në pronën time dhe e përfundoi atë. Polici i Serbisë Danillo Iliq, që dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e dy djemve të mi, vllaut dhe nipit, pas lufte më ka pas dërguar fjalë se nëse të shohë në veri do të vras edhe ty”, ka thënë Alushi.

“Që nga ajo kohë unë jam duke u endur nëpër polici dhe Gjykata dhe në më fund Gjykata Themelore e Mitrovicës pasi që ka konfirmuar se prona është e imja, ka sjellë edhe vendimin për largimin e Danillo Iliqit nga prona e ime që gjendet në zemër të në veri të Mitrovicës”, ka thënë Suhodolli.

Sipas Alushit, dita e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës ka qenë më  29 maj 2015, por policia e Kosovës në veri tëMitrovicës hasi në rezistencë të pjesëtarëve të Policisë së Serbisë të cilit i kishin ardhur në ndihmë kolegë të tij si dhe strukturat paralele serbe kishin sjell aty edhe maturantë të shkollave të mesme.

“Dëbimi i serbit nga shtëpia e ime dështoi, por policia e Kosovës në veri, komandanti kryesor që është atje, më kanë thënë se vendimi i gjykatës për dëbimin e uzurpatorit është obligues për ne dhe jemi të detyruar që urdhërat e Gjykatës t`i zbatojmë”, ka cituar Alush Alushi, t`i ketë thënë drejtori i policisë së Kosovës për veri, Nenad Gjuriq.

Alushi ka shtuar se atë shtëpi e ka blerë gjatë viteve të ’80, si dhe dy dyqane të cilat po ashtu janë të uzurpuar nga serbët, njeri uzurpator ka tre muaj që ka filluar të më jap qiranë për shfrytëzim të njërit dyqan.

IMG_5290

“Si për shtëpinë ashtu edhe për dy dyqanet i kemi të gjitha tapitë që janë pronë e familjes dhe me çdo kusht pronën time, djersën time, të fëmijëve të mi dhe të vllaut e nipit nuk do ju le serbëve”, ka thënë Alushi.

“Për problemi tim, i kam shkruar një letër edhe kryetarit të Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiqit, por deri më tani nuk më ka kthyer asnjë përgjigje”.

Në anën tjetër portali ‘tesheshi’, lidhur me problemi e familjes Alushi, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri Besim Hoti, ka theksuar se “policia e Kosovës ka marr një urdhër ekzekutim nga Gjykata Themelore e Mitrovicës që me datë 29 maj të muajit të kaluar të bëjmë lirimin e shtëpisë pronë e Alush Alushit”.

“Forca të Policisë së Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por kanë hasur në një turmë të madhe të njerëzve dhe për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë pas rreth dy orëve policia është tërhequr”.

IMG_5289

Hoti ka shtuar se “është detyrim i policisë që të zbatojë urdhrin e lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, urdhër ky që është detyrim i policisë që ta zbatojë dhe një gjë e tillë do të ndodhë ditët në vijim”. “Sot policia e Kosovës do të bisedoj me Gjykatësin për ditën e largimit të uzurpatorit të pronës së Alush Alushit”, ka thënë Hoti.

Hoti nuk ka komentuar se ditën që policia e Kosovës u kthye mbrapsht pa mundësin e lirimit të shtëpisë së Alushit, personat e grumbulluar tek Danillo Iliqi ishin pjesëtar të policisë së Serbisë si dhe pjesëtar të grupit famëkeq ‘Rojat e Urës’, anëtarë i së cilave ka qenë Iliqi.

“Policia e Kosovës kohëve të fundit ka bërë lirimin e disa banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës e që kanë qenë të uzurpuara nga serbet që pas përfundimit të luftës në Kosovës, prona është e shenjët dhe do ta merr vetëm pronari i saj, një gjë e
tillë do të ndodhe edhe me pronën e Alushin”, ka thënë Hoti.

Po ashtu portali ka tentuar të marr edhe një prononcim nga Kryetari i Komunës së veriut të Mitrovicës Goran Rakiqi, por ka qenë e pa munduar pasi që telefoni i tij ishte i mbyllur.

Duhet të theksohet se ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që serbët me dhunë por edhe me falsifikim të dokumenteve tentojnë të grabisin pronën e shqiptarëve në veri, ditë më parë portali ‘tesheshi’, ka raportuar edhe për rrënimin e shtëpisë së Skender Agollit, nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakZyrtare: Ja sa milionë euro do t’i fal Qeveria e Kosovës
Artikulli vijuesSyla: Këtë vit mbyllëm 14 pompa të derivateve