Në një fluturim me aeroplan duke u kthyer në shtëpi në Meksikë, unë me maturi hapa një kopje të vjetër të revistës “Newsweek’ në gjuhën spanjishte, që e kisha gjetur në shtëpinë e tezes në Chihuahua. Fotografia e një gruaje muslimane me shami ishte ballinën e revistës dhe shkrimi me titull: “Bota Myslimane në Meksikë”
Islami është feja që rritet më me së shumti besimtarë në Botë dhe Vendi ynë i bashkohet kësaj tendence. Unë nuk isha e sigurt se çfarë duhet të pres. Unë kam qenë i befasuar për fat të mirë nga një artikull i cili shpjegoi Islamin mjaft mirë dhe jam edhe më i lumtur që mësova në lidhje me rritjen e numrit të muslimanëve në Meksikë.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë së Meksikës, në viti 2010, në Meksikë ka pasur 3.760 muslimanë, shumica e tyre jetojnë në Mexico City. Megjithatë, këto vlerësime ndryshojnë gjerësisht. Për shembull, “Pew Forum” mbi Religjionin dhe Jetën Publike me qendër në Uashington ka vlerësuara se në vitin 2010 kishte rreth 111,000 muslimanë meksikanë dhe deri në vitin 2030 parashikon një popullsi prej 126.000 muslimanëve meksikan.
Edhe pse ata janë një pakicë shumë e vogël, kjo shifër është në rritje dhe Islami është duke krijuar një një vend të fuqishëm katolik. Kjo është në përputhje me prirjen globale. Globalisht, Islami është feja me rritjen më të shpejtë të projektuar 73% në numrin e muslimanëve në mbarë botën, nga viti 2010 deri në vitin 2050.
Përveç statistikave rreth muslimanëve në pjesë të ndryshme të globit, artikulli i Newsweek-it në spanjisht i përshkruan parimet themelore të Islamit dhe e definon Islamin si bindje e qenieve njerëzore ndaj vullnetit të Zotit. Shkrimi, gjithashtu përfshin një tregim të shkurtër historik të lindjes së Islamit, Pejgamberit Muhammed dhe Kur’anit. Autori, Rodrigo Perez Rembao, sqaron se Islami nuk është i kufizuar në aspektet fetare dhe shpirtërore të një personi, por përfshin sferat politike dhe sociale, si dhe, përveçse është një fe, është gjithashtu një sistem legjislativ, një kod nderi dhe një mënyrë e jetës.
Perez Rembao trajton dhunën e vazhdueshme në vendet me shumicë muslimane, si dhe aktet e terrorizmit të kryera në emër të Islamit, duke pohuar se këto kontribuojnë në rritjen shqetësuese të islamofobisë. Duke cituar Janine Rodiles, një shkrimtar meksikan musliman dhe psikolog, Perez Rembao shpjegon se duke u përpjekur për të dhënë një kuptim të Islamit nga këto akte të dhunës dhe terrorit, si të thuash se inkuzacioni është krishterimi, mirëpo prapë askush nuk mund të thotë se inkuizicioni përfaqëson mësimet e Jezu Krishtit … por pikërisht e kundërta.
Artikulli fletë për diçka më të ndritshme dhe interesante: për profilet e tetë muslimanëve meksikane që përshkruhen shkurtimisht se si e përqafuan Islamin, ndikimin që ka pasur në jetën e tyre dhe se si ata i shohin Lëvizjet Fundamentaliste të tilla si ISIS.
Kam lënë Meksikën 18 vjet më parë dhe, ndërsa unë intensivisht e dua vendin tim dhe popullin e saj të mrekullueshëm, kjo ishte hera e parë që ndjeva një lidhje të fortë shpirtërore me bashkatdhetarët e mi. Unë thellësisht jam i lidhur me historitë e tyre të jetës dhe udhëtimet. Unë kam qenë gjithashtu i kënaqur që kam mësuar se këta muslimanë meksikanë janë njerëz me arsim të lartë, jeta e të cilëve u bë më mirë për shkak të Islamit. Të kuptuarit e tyre të Islamit duket se ka ndikim të thellë, të madh.
Në vazhdim janë disa prej njerëzve të shquar :
Lorena Ochoa: avokate 30-vjeçare, e cila aktualisht është duke studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Spanjolle. Ajo ishte 16 vjeçare kur ndodhi 11 shtatori. Para se të pranojë pretendimet e mediave se muslimanët në përgjithësi ishin përgjegjës për sulmet, ajo vendosi të hulumtoj Islamin. Hulumtimi i Lorenes ia rriti interesimin e saj për fenë Islame, dhe vite më vonë, kur ajo mori pjesë në një konferencë mbi kulturën egjiptiane, ajo kishte mundësinë të takonte edhe folësit. Deri në këtë pikë, ajo nuk e kishte konsideruar se do të bëhet muslimane. Megjithatë, sa më shumë që ajo mësonte, aq më shumë ajo e kuptoi se në Islam ajo gjeti përgjigjet e pyetjeve që i kishin mbetur pa përgjigje gjatë tërë jetës së saj. Edhe pse Lorena kishte humbur disa miq që kur ajo e pranoi Islamin, ajo e konsideron se përqafimi i fesë Islame e ka bërë atë më të përulur dhe më humane. Ajo kishte jetuar për çastin, momentin, kurrë nuk ka menduar për Zotin dhe tani, që nga momenti kur ajo zgjohet dhe deri sa ajo shkon për të fjetur, shumica e mendimeve të saj janë të drejtuara te Allahu.
Aaron Perez: Ai u bë musliman gjashtë vjet më parë pas disa bisedave me disa ca miq libanezë rreth Islamit, kulturës arabe dhe spiritualitetit. Aaron Perez është me prejardhje nga Mexico City dhe është 24 vjeçar. Ai është inxhinier civil që punon në një korporatë private. Ai është i përfshirë edhe në projekte të ndryshme për të përhapur Islamin. Në vitin 2012, ai themeloi një organizatë të quajtur Rinia Muslimane e Meksikës (Juventud Musulmana de Mexico), me qëllim të krijoj hapësira të shëndetshme për të mësuar të rinjtë. Ai është gjithashtu një anëtar i Shoqatës Selam Meksikë, një shoqatë që ofron informacion në lidhje me Islamin për të gjithë të interesuarit. Nëna e tij fillimisht ishte mërzitur për vendimin e tij, por me kalimin e kohës, ajo e pranoi atë, sepse ajo e kuptoi se ky ndryshim kishte prodhuar rezultate të favorshme për Aaronin. Qëllimet e tij janë të zhvillojë biznesin e tij dhe të të vizitoj Mekën dhe qytete të tjera në Lindjen e Mesme.
Ximena Hernandez: Shteti Islamik është rezultat i një keqinterpretimi të xhihadit, që për muslimanët do të thotë përpjekje për të ndjekur rrugën e drejtë të Allahut. Kjo do të thotë përpjekje për të mbrojtur bindjet tuaja dhe të sillen në mënyrë korrekte, por ata që e kanë keqinterpretuar Kur’anit bien në një rreth të mungesës së informacionit, mosinteresimin në studime Kur’anore dhe një shtrembërim të plotë të sjelljes së tyre. Shumë të rinj që bashkohen me ISIS-in e bëjnë këtë nga padija. Ximena është 29-vjeçare dhe është studente e drejtësisë. Për më shumë se një dekadë, ajo kishte qenë në kërkim të një komuniteti shpirtëror që rezononte me të. Edhe pse familja e saj është katolike, ajo ndjeu dëshirë që të mësoj për Islamin. Ajo u takua me Ahmadullah Abdul Shokur, musliman nga Afganistani i cili gradualisht ia shpjegoi asaj Islamin. Vite më vonë, Ximena Hernandezra tha Shehadetin-Fjalën e Dëshmisë dhe më vonë gjatë një udhëtimi në Indi, ku edhe u takua me burrin me të cilin u martua. Sot, Ximena Hernandez ndihet e plotësuar, e rinovuar shpirtërisht dhe ndjehet shumë krenare që është në gjendje të thotë “Unë jam muslimane”.
Angel Molina: Angel Molina është me origjinë nga Argjentina. Ai u transferua në Mexico City për të studiuar për master dhe kishte planifikuar që të qëndroj në Meksikë për vetëm dy vjet. Megjithatë, ai ra në dashuri me Meksikën dhe mënyrën e jetesës së saj dhe vendosi të qëndrojë. Për disa vite, Angel Molina është përqendruar kryesisht në studimin e feve të ndryshme, veçanërisht në filozofinë e secilës fe. Ai thekson se një nga aspektet që e tërhoqi atë në fenë Islame është theksi i tij mbi të menduarit dhe madje të menduarit kritik, duhet njohur Islamin për ta pranuar. Nuk pranohen parimet e besimit verbërisht, por pranohet vetëm pas analizave të thella që rezulton në bindje racionale. Angel Molena tani është 38 vjeç dhe është një shkencëtar politik i cili gjithashtu po mëson arabishten.
Shënim: Ky artikull është shkruar nga Rodrigo Pérez Rembrao, më 26 qershor 2015, me titull El Mundo Musulman en México për Newsweek në gjuhën spanjishte f. 16-24.
Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi
(islamgjakova)