Në New York, hapet ekspozita e veprave të artit të bëra nga rrjeti i merimangës

Ekspozita e veprave të artit të bëra nga rrjeti i merimangës, nga artisti argjentinas Tomas Saracena, në galerinë Tanya Bonakdar në New York. Ekspozita ka tërhequr vëmendje të madhe të vizitorëve, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Kësaj ekspozite i është dhënë emri specifik “Cosmic Jive” (valle kozmike), ndërsa punimet janë ekspozuar në kutitë transparente prej qelqi të vendosura në dhoma të errëta e cila ofron një efekt të veçantë vizual, atmosferë kozmike, ndërsa rrjeti i merimangës kujton galaktikën.
 
Artisti tha, se si stimulim gjat bërjes së veprave të artit ka përdorur tinguj të frekuencave të ulta.
 
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 2 maj.
Artikulli paraprakTruqe të thjeshta me të cilat do të dukeni shumë të zgjuar
Artikulli vijuesSerwer: Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve