Teleskopi kozmik “Hubble” fotografoi kometën më të shndritshme të dekadës

Teleskopi kozmik “Hubble” për herë të parë realizoi një “photo session” të kometës ISON – kometa më e shndritshme e dekadës. Përpunimi i imazheve tregoi se bërthama e kometës ka një madhësi prej rreth 5-6 km, ndërsa reja e gazit shtrihet deri në 5.000 km, duke qenë 1.2 herë më e gjerë se Australia, njofton NASA.

Kometa C/2012 S1 (ISON) në nëntor të vitit 2013 do të kalojë në një distancë prej 0.012 njësish astronomike (rrezja mesatare e orbitës së Tokës) nga Dielli. Në këtë kohë vezullimi i kometës mund të arrijë shkëlqimin e Hënës së plotë, dhe, ka shumë gjasa, që ajo të bëhet kometa më e shndritshme e dekadës.

Artikulli paraprakNë radhët e çlirimtarëve sirianë po luftojnë qindra evropianë
Artikulli vijuesNë Kosovë janë182 fëmjë viktima të shfrytëzimit seksual