Në Shkup do ndërtohet kishë e re katolike “Nënë Tereza” më 11 Shtator

Më 11 shtatorë pushtetarët tanë planifikojnë eveniment madhështor për hirë të këtij rasti, shkruan Fakte. Manifestimet që do zgjasin një javë dhe ku do jenë edhe kardinalë nga Vatikani, është Gjorge Ivanov. Kisha e re planifikohet të jetë një ndër kishat më të mëdha në rajon.

Në mbledhjen konstituive sot ishin të pranishëm përfaqësues nga kreu i shtetit, kryetari i Shkupit, si dhe figura tjera që do të kyçen në kanonizimin e Nënë Terezës.

Ndryshe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka dhënë një kontribut të madhë në zgjimin e shoqërisë krishtere shqiptare në Maqedoni, ndërsa në partneritet me Nikolla Gruevskin një numër të madh institucione, spitale, autostrada, universitete etj. u emëruan me emrin e “Nënë Terezës”. Sihariq është edhe fakti se në statutin e BDI-së parashihet që në rast të shuarjes së kësaj partie e gjithë prona kalon tek shoqata “Nënë Tereza” që udhëhiqet nga Stojan Trençevski.

Edhe disa personalitete shqiptare përmendoret e të cilëve u miratuan për vendosje nëpër Shkup kanë qenë të krishterë.

Artikulli paraprakLuftërat e ardhshme të Ballkanit
Artikulli vijuesKalin: Miqtë evropianë të mos na japin këshilla, por të na mbështesin në luftën kundër terrorit