Në Siri bie interneti

Siria ka pësuar ndërprerje mbarëkombëtare të internetit për të dytën herë në këtë muaj.

Korporata Renesys, me seli në SHBA, ka thënë se i gjithë vendi ka dalë offline qysh në mëngjes.

Linjat telefonike prej vendeve të tjera në Damask, po ashtu nuk kanë funksionuar.

Interneti ka rënë dy ditë edhe javën e kaluar dhe për këtë ndërprerje, autoritetet kanë thënë se është pasojë e problemeve teknike.

Vëzhguesit dyshojnë se qeveria është përgjegjëse për ndërprerjet./bs/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, betejë e ashpër në burgun e Alepos
Artikulli vijuesPse shkurorëzimi është bërë dukuri?