Ministri i Jashtëm norvegjez, Borge Brende, duke theksuar se situata aktuale në Siri ku njerëzit nuk mund të gjejnë as ushqime për të ngrënë perceptohet si krim lufte, ka pohuar se kjo situatë me të vërtetë është shqetësuese dhe nuk mund të vazhdojë si e tillë, raporton Anadolu Agency (AA).
Brende i ndodhur në Ankara për të marrë pjesë në Konferencën e 8-të të ambasadorëve ka vlerësuar për gazetarin e AA-së situatën e refugjatëve sirianë, zhvillimet në rajon dhe rolin e Turqisë në rajon.
Ai ka shprehur keqardhjen që vizita e tij ka përkuar me sulmin terrorist në “Sulltanahmet” në Stamboll, ku dhe ka vënë në dukje se ai ka patur mundësinë ti shprehë nga afër ngushëllimet presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ashtu edhe ndaj ministrit të Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu. “Në mënyrën më të fortë dënojmë këtë sulm dhe fatkeqësisht kemi shqetësime se prapa këtij sulmi qëndron DAESH”- u shpreh kryediplomati norvegjez.
– “Koalicioni ndërkombëtarë duhet të bëjë më shumë”-
Brende ka theksuar se në rajonin ku po përjetohen shumë kriza dhe konflikte, Turqia ka një rol shumë të rëndësishëm të cilin po vazhdon duke e rritur atë.
Ministri Brende ka vënë në dukje se lufta në Siri ka hyrë në vitin e 5‘-të dhe se ka gjetur mundësinë të shprehë falënderimet për qeverinë dhe popullin turk të cilët me mikpritjen e tyre kanë strehuar miliona sirianë. “Për Sirinë dhe vendet fqinje me 4 shkurt do të mblidhemi në Konferencën e Donatorëve e cila do të mbahet në Londër nën organizimin e Britanisë, Gjermanisë dhe Kuvajtit. Ky është një hap i rëndësishëm nga pikëpamja për të hedhur një hap në mbështetjen njerëzore. Krahas kësaj vitin e kaluar në Europë mbërritën 1 milionë refugjatë, të cilën një pjesë të madhe të tyre e mori Gjermania dhe Suedia. Gjithashtu edhe Norvegjia ka qenë një prej vendeve që ka marrë më shumë refugjatë. Për mendimin tim gjëja më e rëndësishme tani është që Kombet e Bashkuara të shprehin dëshirën për të marrë një rol për vendosjen e paqes në Siri duke formuar qeverinë e re gjithëpërfshirëse në Damask”- ka theksuar Brende.
– “Ky problem nuk mund të vazhdojë kështu”-
Ndërsa ndaj pyetjes nëse mund të jetë e mundshme zgjidhja e krizës në Siri në një të ardhme të afërt, Brende iu përgjigj: “Duhet të jetë. Nuk kemi shans tjetër. Ky problem nuk mund të vazhdojë kështu siç është. Ditën e djeshme presidenti Erdoğan më informoi rreth çështjes së bombardimit të shkollave ku ndodheshin nxënësit në Halep. Kjo kategorikisht është e pa pranueshme dhe e dënoj në mënyrën më të fortë. Situata aktuale në Siri ku njerëzit nuk mund të gjejnë as ushqime për të ngrënë perceptohet si krim lufte. Kjo situatë me të vërtetë shqetësuese dhe nuk mund të vazhdojë si e tillë”.