Pamja e borës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka shokuar madje edhe banorët lokalë të cilët janë të mësuar me borën kushtet dimërore në këtë pjesë të Turqisë
Në Van, provincë në juglindje të Turqisë, gjatë muajit prill shtresa e borës ka arritur deri në shtatë metra, raporton Anadolu Agency (AA).
Pamja e borës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka tronditur madje edhe banorët lokalë të cilët janë të mësuar me borën në kushtet dimërore në këtë pjesë të Turqisë.
Bora ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion. Njëri nga pjesëmarrësit në komunikacion ishte edhe Aydin Tarakci i cili për AA tha se rruga Bahcesaray në Van për çdo vit mbyllet për shkak të dëborës.
Ai rikujtoi se dimri në këtë pjesë të Turqisë është i gjatë dhe i ashpër.
“Momentalisht njerëzit lahen në Anatalia ndërsa ne ende qarkullojmë me zinxhirë në gomat e veturave. Kemi hyrë në javën e fundit të muajit prill, ndërsa ende luftojmë me borën”, tha Tarakci.
Se bora edhe në muajin prill u shkakton problem banorëve të kësaj pjesë thotë edhe Sabri Yayla.
Ai vuri theksin edhe në rrezikun e madh nga orteqet, të cilat janë të shpeshta në këto vise.