Prej dy javësh disa fshatra të thella malore në Kukës dhe Tropojë vijojnë të jenë të bllokuar nga bora.
Prefektura e Qarkut të Kukësit bën të ditur se banorët e izoluar nga bora kanë nevojë për ushqime pasi rezervat e tyre familjare po shkojnë drejt përfundimit.
Në këtë situatë Prefektura bën apel për ndihma edhe në rrugë tokësore, pasi situata e rrugëve është përmirësuar.
Në qarkun e Dibrës, si pasojë e amortizimit dhe ngricave, rruga nacionale Klos-Bulqizë, është kthyer në burim aksidentesh.
Drejtuesit e mjeteve që thonë se jane taksapagues te rregullt shtojnë se makinat po pesojne demtime te medha vetem per shkak te rruges se demtuar.
Në Gjirokastër, prurjet nga përrenjtë malorë gjatë ditëve me reshje, kanë sjellë fryrje të përroit të Cullës, i cili rrezikon përmbytjen e dhjetëra banesave e bizneseve.
Për t’i paraprirë ndonjë situate të rëndë, Bashkia ka nisur ndërhyrjen në të gjithë gjatësinë e shtratit të përroit.
Përroi i Cullës në Gjirokastër del nga shtrati çdo dimer si pasoje e gerryerjeve nga shfrytëzimi pa kriter i shtratit të tij ranor ndër vite.
Dalja e ujerave te tij rrezikonte seriozisht banesat e banoreve te lagjes se re te Gerhotit./ora news