Në vitin 2013 çmimet e naftës mund të ngrihen në stratosferë

Në vitin që sapo hyri supozohet që çmimi mesatar i naftës të ruhet në nivelin rreth 100 $ për fuçi, por në qoftë se do të ketë ndonjë shpërthim të situatës në Lindjen e Mesme, nafta atëhere mund të tejkalojë madje edhe treguesin maksimal 200 dollarë për fuçi, thonë ekspertët.
Gjatë gjithë vitit 2012 çmimet e burimeve të energjisë kanë qenë në një diapazon të favorshëm për ekonominë globale – pa oshilacione të forta uljeje apo ngritjeje deri në stratosferë. Siç venë në dukje ekspertët, luhatjet e moderuara të valëve janë të përshtatshme për të gjithë. Analisti rus Vitali Krjukov pret që çmimi mesatar i naftës të mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2012.
– Çmimi i naftës mund të pritet mesatarisht në treguesin 100 $. Por unë jam i prirur t’i përmbahem mendimit se luhatjet e çmimeve do të jenë shumë të forta, meqenëse këto muajt e fundit po ushtrojnë ndikim fort të ndjeshëm faktorët gjeopolitike, dhe në këtë drejtim në vitin 2013 asgjë nuk do të ndryshojë.

Megjithatë ky skenar nuk do të funksionojë nëse situata në Lindjen e Mesme do të dalë jashtë kontrollit. Eksperti rus Denis Borisov është mëse i bindur se në këtë rast çmimi i naftës mund të thyejnë madje rekorde.

– Zgjedhjet presidenciale në SHBA tashmë përfunduan dhe çështja iraniane mund të përfshihet përsëri në rendin e ditës. Gjatë zhvillimit të rrjedhës së ngjarjeve sipas skenarëve më negativë çmimi mund të rritet edhe deri në 200 dollarë për fuçi.

Ekspertët venë tradicionalisht theksin mbi situatën gjeopolitike si faktorit vendimtar jo-ekonomik që përcakton çmimin e naftës. Edhe një tjetër aspekt i rëndësishëm do të jetë aktiviteti investues në rajone të ndryshme të botës në sferën e prodhimit të burimeve të energjisë. Në radhë të parë fjalë bëhet për rritjen e prodhimit në SHBA, vë në pah Vitali Krjukov:

– Kryesisht këto janë projekte të fokusuara në përvetësimin e vendburimeve dhe prodhimin e naftës shist argjilor. Dhe ato do të ushtrojnë ndikim të fortë në një periudhë afatgjatë. Por unë nuk pres që këto projekte të kenë ndonjë ndikim të dukshëm në çmimin e naftës gjatë vitit 2013.

Përveç kësaj, vërejnë ekspertët, Shtetet e Bashkuara po merren aktivisht me zhvillimin e projekteve për nxjerrjen e gazit shist argjilor. Ndërsa kjo siguron tashmë nevojat e tyre të brendshme. Por Evropës, sipas mendimit të Denis Borisov, nuk ka gjasa t’i kërcënohet “revolucioni i gazit shist”:

– Që në fillim perspektivat evropiane të lidhura me prodhimin e gazit shist argjilor dukeshin shumë më pak tërheqëse, atraktive për shkak të marrëdhënieve të komplikuara përkatësisht zotërimit të tokave. Përveç kësaj, dendësia e popullsisë në Evropë është mjaft e lartë, kurse puse për nxjerrjen e gazit shist argjilor nevojiten shumë. Heqja dorë prej ExxonMobil nga zbatimi i projekteve në Poloni u bë një mesazh, sinjal bindës se përhapje masive të projekteve të naftës shist argjilor në Evropë nuk do të ketë.

Ndërkohë, kompanitë ruse po vazhdojnë të rrisin ndikimin e tyre në tregun global të hidrokarbureve. Në veçanti kompania “Rosneft”, e cila në vitin 2013 do të përfundojë marrëveshjen për blerjen e aseteve të TNK-BP, do të bëhet një nga më të mëdhatë në botë në aspektin e rezervave të provuara disponuese dhe nivelit të prodhimit të përditshëm të lëndëve hidrokarbure. Sipas mendimit të analistëve, kompania do t’i forcojë akoma dhe më shumë pozitat e veta kur të fillojë nxjerrjen e naftës në shelf. Ndërsa kjo, siç thonë ekspertët, është vetëm çështje kohe – dhe madje të shkurtër.

Artikulli paraprakShkencëtarët britanikë anulojnë dietat
Artikulli vijuesViti 2013: ekonomia pa kursim