Nesër lirohet Sami Hamiti

Nesër, në orën 13:00, lirohet nga paraburgimi kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prishtinë, Sami Hamiti.
Supremja nuk i ka dhënë alternative tjetër Gjykatës së Qarkut, përveç lirimit të menjëhershëm të Hamitit.

Mbrojtja e Hamitit ka deklaruar se, seanca për shqyrtimin e vendimit të supremes është caktuar për ditën e nesërme.
Tomë Gashi, avokat i Sami Hamitit, ka thënë për Indeksonline se Gjykata e Qarkut është obligative të marr për bazë vendimin e supremes.
Ai tha se nesër në mesditë do të bëhet lirimi i Hamitit, i cili ishte akuzuar për një rast korrupsioni.kohaislame

Artikulli paraprakMozilla me shkarkues të ri për instalim të Firefox-it në Windows
Artikulli vijuesShba, protesta kundër pushtimit të Afganistanit