Shoqata Edukative Parimi Kulturor përmes një njoftimi me shkrim informon opinionin e gjërë se nesër në rrugët e Shkupit, gjegjësisht në sheshin Maqedonia do të shpërndaje ballkave për nder të festës së Kurban Bajramit
“Shoqata Edukative Parimi Kulturor nga Shkupi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të RM me datë 23.09.2015 (E Mërkurë) me fillim në ora 14:00 në sheshin Maqedonia – Shkup, për nder të festës së Kurban Bajramit organizon shpërndarje të bakllavasë si simbolikë të kësaj feste.
Motoja e organizimit është “Tradita e re e Shkupit – Një copë bakllava për Kurban Bajram””, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.