“New York Times” sulmon Hagën – jo dënime selektive

Sipas kësaj gazete Gjykata e Hagës ka realizuar dënime selektive për krimet e luftave në ish-Jugosllavi”.

Akuzat ndaj gjykatës i adresoi ditën e dielë e përditshmja amerikane “New York Times”, e cila në një artikull vlerësonte si jornormal faktin se pothuajse të gjithë të akuzuar serbë për krime lufte gjatë luftrave të Jugosllavisë janë dënuar, ndërsa ata të etnive të tjera janë liruar.

Sipas gazetës, një prej më të mëdhave në botë, këto dënime nuk reflektojnë balancën e krimeve të ndodhura në terren.

”Më shumë serbë u zhvendosën dhe u spastruan etnikisht gjatë luftrave në Ballkan, se sa çdo komunitet tjetër”, deklaroi David Harland, drejtori i OKB-së për çështjet civile në Bosnje.

”Dhe në ditët e sotme, më shumë serbë mbeten të zhvendosur se komunitetet e tjera. Megjithatë, pavarësisht kësaj, pothuajse askush prej drejtuesve të këtij genocidi ndaj tyre nuk është vendosur përpara drejtësisë”.

Në artikull, Hartland theksoi se nuk ndien ndonjë simpati të veçantë për serbët, se rrezikoi disa herë jetën gjatë rrethimit të Sarajevës dhe se ka dëshmuar kundër Slobodan Miloseviç dhe Radovan Karadxhiç në gjyqet e tyre në Hagë, por sipas tij, “plagët e Ballkanit” mund të mbyllen vetëm duke vendosur të gjithë fajtorët përpara përgjegjësisë për krimet e tyre.

”Serbët kryen shumë prej krimeve më të shëmtuara të luftës, por ata nuk ishin të vetmit dhe nuk është as e drejtë dhe as e dobishme, që ata të mbajnë të gjithë barrën e krimeve të ndodhura”./tch/kohaislame

Artikulli paraprakLiga Arabe, Asadi ta dorëzojë pushtetin
Artikulli vijuesKMDLNJ në Ditën e të Drejtave të Njeriut rikujton shkeljet në Kosovë