Newborn-i sivjet “proteston” për getoizimin e Kosovës

Simboli i pavarësisë së Kosovës, monumenti Newborn, do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit, siç ka ndodhur me të në çdo përvjetor.

Krijuesi i kësaj vepre, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka thënë se këtë vit “Newborn do të ketë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës”, përcjell telegrafi.

Ndërsa Koha.net merr vesh nga burime të veta se në hapësirën e bardhë, do të vihen edhe disa vija të kaltra, ndërsa simbolika e krejt kësaj ndërhyrje të sivjetme do të jetë që të kundërshtohet getoizimi i kosovarëve, duke qenë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin në Evropë pa viza.

Sot kanë filluar punimet për t’i dhënë pamjen e re për tetë vjetorin e pavarësisë.

Artikulli paraprakArabia Saudite insisiton – Assad do të rrëzohet me forcë nëse është e nevojshme
Artikulli vijuesDhuna seksuale në Këln: Mitet e përdhunimeve nga myslimanët përputhen me agjendën Neo-Naziste