Nga Partia e Drejtësisë del Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim (NDZh)

Nisma për Drejtësi dhe Zhvillim (NDZh) ka dalë nga Partia e Drejtësisë. Amir Ahmeti, ish deputet i PD-së, tha se deri në fund të këtij muaji do t’i konstituojnë organet drejtuese dhe se do të jenë gati për zgjedhjet e përgjithshme.
Ish-nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, tani deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Amir Ahmeti, së bashku me disa ish anëtar të kësaj partie kanë themeluar Nismën për Drejtësi dhe Zhvillim (NDZh).

Ahmeti i cili është anëtar i grupit nismëtar të NDZh -së, ka thënë për “Epoka e Re” se vendimi për themelimin e kësaj nisme ka ardhur vetëm për shkak të mosrealizimit të programit të PD-së.

Ai ka thënë se janë duke punuar maksimalisht që deri në fund të këtij muaji t’i konstituojnë organet drejtuese të NDZh -së, që të jenë gati për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Të premten e kaluar Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, zyrtarizuan themelimin e “Nismës” së tyre, e cila gjithashtu tha se doli nga një vazhdimësi pakënaqësish për mospërmbushjen e programit të PDK-së.

Artikulli paraprakIslami është në kthetrat e kundërshtarëve të vetë
Artikulli vijuesJemi në kohën kur janë konsumuar fjalët…