Nga përplasja e dy trenave pasagjerësh në Zvicër plagosen rreth 50 persona

1 Min Read
Siç raportojnë mediat zvicerane, dy trena pasagjerësh janë përplasur në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të stacionit hekurudhor Rafz në veri të Zurichut
 
Rreth 50 persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave në qytetin zviceran Rafz, ka njoftuar policia lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Siç raportojnë mediat zvicerane, dy trena pasagjerësh janë përplasur në orët e mëngjesit të sotëm në afërsi të stacionit hekurudhor Rafz në veri të Zurichut.
 
Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit ku janë lënduar mbi 50 persona. Një dëshmitar i ngjarjes tha se treni i shpejtë u përplas në trenin lokal nga ana e pasme. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë vagonët të cilët kanë dalë jashtë shinave, por nuk janë përmbysur./AA
Share This Article