Nga Shqipëria, po paraqiten 186 veteranë të UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, takoi të hënën një delegacion të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria, të kryesuar nga Rabije Myrta, nënkryetare e Shoqatës.
Me këtë rast Rabije Myrta, foli për aktivitetet e Shoqatës, me theks të veçantë për çështjen e evidencimit të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së nga Shqipëria.

Ajo theksoi se në këtë listë janë regjistruar 186 veta, por ka kërkesa që të regjistrohen edhe më shumë njerëz, pa marrë parasysh kontributin që është dhënë në luftë.

Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, theksoi se kjo çështje kërkon zgjidhje institucionale, në mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke theksuar njëherësh se në Kosovë, ekziston një komision për çështjen e pjesëmarrësve të luftës

Krasniqi tha se është momenti që ky vit të përmbyllë çështjen e listave të të gjitha kategorive të pjesëmarrësve të UÇK-ës. Në këtë vështrim, ai tha se do të angazhohet që kjo çështje të gjejë zgjidhje ligjore e institucionale. /Telegrafi/

Artikulli paraprakTurqia pritet të hap një institucion të lartë islam në zemër të Evropës
Artikulli vijuesHamasi testoj raketat me rreze të gjatë veprimi