Telefonat më të popullarizuar me Android

Muajt e fundit telefonat Android kanë pasur një sukses të madh. Android është bërë udhëheqësi i padiskutueshëm në tregun e telefonave të mençur, dhe është plotësisht e logjikshme që ne të përpilojmë listën me modelet më të popullarizuar me këtë sistem. Në botën në të cilën vazhdimisht kërkohet më shumë dhe më mirë, nuk është aspak e lehtë që të gjenden dhjetë më të mirët. Kjo listë është përpiluar me sugjerimet e disa sajteve të njohura të cilat merren me këtë fushë, dhe ja cilët janë telefonat më të popullarizuar me Android:

Samsung Galaxy S3

Samsung Galaxy S3 është telefoni i mençur i cili nuk ndalet së tërhequri vëmendjen edhe pas disa muajve që kur është prezantuar. Shumica thonë që Samsung Galaxy S3 është telefoni i mençur më i mirë i të gjitha kohëve, dhe marrë parasysh ato që i ofron edhe mund të jetë.

Samsung Galaxy Note

Kjo pajisje do të kujtohet si tentimi i parë që të krijohet një lidhje ndërmjet telefonit të mençur dhe tablosë. Me ekranin e madh dhe performanca të shkëlqyeshme, Samsung Galaxy Note është ideal për punë, ashtu edhe për argëtim.

Samsung Galaxy Nexus

Te Nexus një është e sigurt. Do të fitoni një softuer të freskuar së pari, dhe “prind” i tij është kush tjetër pos Google i madh. Me procesorin prej 1.2 GHz Samsung Galaxy Nexus është pajisje bukur e shpejtë.

Sony Xperia S

Aduti i “Sony-t” e ka procesorin e shpejtë dhe Bravia Mobile Engine, përgjegjës për cilësi të shkëlqyeshme të fotografisë. Përveç kësaj, Sony Xperia S është pajisje me dizajn të mirë dhe ka kamerë shumë të fuqishme prej 12 MP.

Sony Ericsson Xperia Neo V

Sikurse edhe paraardhësi, ashtu edhe Sony Ericsson Xperia Neo V ka Bravia Mobile Engine dhe performanca shumë solide dhe natyrisht edhe dizajnin e shkëlqyeshëm të Sony Ericsson-it.

HTC One X

Për këtë telefon nuk duhet të harxhojmë shumë fjalë, pasi që ky është konkurrenti më i madh i modelit nga vendi i parë në këtë listë. Mjafton të përmendet procesori katërbërthamësh prej 1.5 GHz, hardueri i fuqishëm NVIDIA etj..

HTC Sensation XE

Ky model mund të quhet “vëllai i vogël” i të madhit One X, pasi që me 1.5 GHz dhe kamerën prej 8 MP futet në majën e telefonave më të fuqishëm momentalisht në treg.

Motorola RAZR XT910

Motorola RAZR XT910 është bërë nga alumini i lëmuar si dhe posedon fortësi shumë të madhe, siç e ofron vetëm “Motorola”. E ka procesorin me dybërthama, ekranin super AMOLED, memorien e madhe interne dhe kamerën prej 8 MP dhe natyrisht edhe baterinë e fuqishme.

Motorola Defy

Defy është sinonim për stabilitet, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri. Ky telefon është rezistent në gjithçka. Motorola Defy ka karakteristike solide që gjithçka të shkojë për mrekulli. Për këtë mund të bindeni edhe vetë.

Spice MI 280

Spice MI 280 është telefon pothuajse i panjohur tek ne, por kjo nuk e pengoi që të gjendet në këtë listë. Bëhet fjalë për të voglin, por telefonin shumë të fuqishëm me 650 MHz procesorin e shpejtë dhe raportin e shkëlqyeshëm çmim-cilësi.

Artikulli paraprakKatër gjëra që shkatërrojnë, kënaqin, forcojnë, zbehin…
Artikulli vijues'Nikon Coolpix AW110' dhe 'S31'