Demolli: FSK e gatshme të shndërrohet në FAK

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli thotë se FSK-ja është e gatshme që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Këto deklarata Demolli i ka bërë në raportin para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, të cilët i ka njoftuar për përgaditjet që janë bërë për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK)
Demolli ka njoftuar se në bashkëpunim me NATO-në e kanë bërë hartimin e transformimit të FSK-së në FAK.

“Tani duhet vetëm 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës për miratimin e amendamenteve kushtetuese të cilat janë të nevojshme për bërjen e FSK -së në FAK”, ka thënë Demolli.kohaislame

Artikulli paraprak"NISMA" propozon tryezë dialogu për Trepçën dhe ligjin për ndërrmarje publike
Artikulli vijuesGrekët po vetëvriten gjithnjë e më shumë – ja përse