Nisma drejt shkrirjes në Vetëvendosje!

Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt, ka filluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurti rreth mundësisë së shkrirjes në partin e këtij të fundit.
 
Ikjet e shumta që kanë ndodhur ditëve të fundit nga partia e Limajt, kanë shtyrë këtë të fundit që t’i intensifikoj bisedimet për një bashkim sa më të shpejtë në lëvizjen e Albin Kurtit.
 
Burime të Gazetës Tribuna, brenda Nismës për Kosovën, kanë bërë të ditur se liderët e Nismës dhe të Vetëvendosjes janë takuar këto ditë dhe kanë diskutuar rreth mundësisë së bashkimit të këtyre dy partive. Sipas tij, bisedimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim.
 
“Ka pasur takime dhe ka disponim për një bashkëpunim. Të shohim nga takimet e ardhshme nëse do të këtë vetëm bashkim, apo shkrirjet të Nismës në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ky burim.
 
Mirëpo, në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se nuk janë në dijeni për takime të tilla. Zyrtari për informim i kësaj lëvizje, Erzen Vraniqi, ka thënë për gazetën Tribuna se deri me tani nuk është në dijeni nëse ka pasur ka pasur takime të tilla. “Nuk jemi duke zhvilluar negociata te tilla, se paku deri tash nuk jam në dijeni”, ka thënë Vraniqi.
 
Gazeta Tribuna ka insistuar të marrë një përgjigje edhe nga zyrtarë të Nismës për Kosovën, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
 
Ndryshe, ditëve të fundit Nisma për Kosovën është përballur me largime të shumë degëve në gjithë Kosovën.kohaislame
Artikulli paraprakMinistria e Bujqësisë rritë subvencionimin për grurë, misër, luledielli dhe për lopë qumështore
Artikulli vijuesGAZETARI AUSTRALIAN: INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË – PËR INTERESA EKONOMIKE, JO HUMANITARE!