Nismë akademikësh për të filluar një fushatë anti – Izrael

Studiuesit amerikanë kanë nisur një fushatë për të dënuar frikësimin e kritikëve të Izraelit , sidomos ata që mbështesin bojkotimin e regjimit.

Të mërkurën, historiani amerikan Rashid Halidi dhe filozofi Judith Butler publikuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën ata u bën thirrje institucioneve arsimore dhe kulturore të përpiqen për parimin e lirisë së fjalës.

Dijetarët e njohur, gjithashtu, thanë se do të mbështesin një lëvizje ndërkombëtare që bojkotojnë Izraelin, si një mjet për të ndryshuar politikën e Tel Avivit kundër palestinezëve.

Deri më tani, fushata ka arritur të tërheqë 150 nënshkrues, të cilët janë akademikë të shquar nga e gjithë bota.

”Është e rëndësishme që të njohim se bojkotet janë afirmuar në arenën ndërkombëtare dhe në mënyrë kushtetuese janë të mbrojtura format e shprehjes politike, shkruan në deklaratë, duke shtuar se, Ata që përkrahin bojkote nuk duhet të bëhen objekt i hakmarrjes, survejimit apo i censurës kur ata zgjedhin për të shprehur pikëpamjet e tyre politike, pavarësisht se sa fyese që mund të jetë për ata që nuk pajtohen.

Dy dijetarët thanë se regjimi i Izraelit është përpjekur për të kufizuar fjalën e lirë, për të ushtruar censurën dhe për të kryer veprime hakmarrëse kundër individëve në bazë të pikëpamjeve të tyre ose të shoqatave politike për përkrahjen e fushatës së bojkoteve.

Deklarata, gjithashtu, theksoi nevojën për refuzimin për t’u bërë vegël për censurim dhe shpifje dhe bën thirrje për refuzimin e krijimit të listave të zeza, frikësimin dhe diskriminimit ndaj pikëpamjeve të caktuara.

Fushata kundër Izraelit është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i bërë presion Tel Avivit për të ndaluar ndërtimet e paligjshme në territorin e pushtuar palestinez.

Prania dhe zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve izraelite në Palestinën e pushtuar ka krijuar një pengesë të madhe për përpjekjet e bëra për të vendosur paqa në Lindjen e Mesme.

Më shumë se gjysmë milioni izraelitë jetojnë në mbi 120 vendbanime të paligjshme të ndërtuara që prej pushtimit izraelit të territoreve palestineze të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor (el- Kuds në vitin 1967.

Izraeli, megjithatë, sfidon kërkesën ndërkombëtare për të ndaluar ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor./ml

Artikulli paraprakInteligjenca emocionale
Artikulli vijuesTurqia pret 32 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi i 2014-s