Opozita egjiptiane nuk do të merr pjesë në zgjedhje

Koalicioni opozitar i Egjiptit ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një anëtar i Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Sameh Ashour, tha se vendimi u mor të martën në një takim në Kajro sipas tyre si përgjigje të “mungesës së garancës për transparencën e zgjedhjeve”.

Masa vjen një ditë pasi që presidenti  Muhamed Morsi tha se, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fund të prillit.

Parlamenti i mëparshëm me dominim te muslimaneve u shpërbë në qershor të vitit 2012, pasi gjykatësit vendosën se ligjet zgjedhore ishin jokushtetuese./BS/kohaislame

Artikulli paraprakFunksioni ideologjik i mesianizmit të Skënderbeut
Artikulli vijuesOpozita siriane me 5 kandidatë për kryeministër