Një 18-vjeçar nga Ferizaj humb jetën në Ulqin

Një i ri nga Ferizaj, i moshës 18-vjeçare, ka humbur jetën në Ulqin pas përplasjes së dy xhetskive në plazhin e madh.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdites. Zyrtarët e Policisë dhe të Qendrës spitalore në Tivar kanë bërë të ditur se i lënduari tjetër, vëllai i viktimës, është jashtë rrezikut për jetë.

Dy të rinjtë, bashkë me prindërit po kalonin pushimet në Ulqin.

Viktima kishte shtetësi të Belgjikës.

Artikulli paraprakPlumbi qorr godet 74 vjeçarin përderi sa punonte në arën e tij
Artikulli vijuesBabai vret vajzën dhe gruan, nuk e përballonte divorcin