Përleshën policia me studentët para Rektoratit të UP-së

Disa studentë të lënduar dhe disa të tjerë të ndaluar në polici, është bilanci i protestës së sotme të përfaqësuesve të Parlamentit studentor të UP-së, të cilët me dhunë u futën në oborrin e rektoratit, raporton KTV. Qëllimi i tyre ishte që të kundërshtojnë, siç kanë thënë ata, emërimet politike që janë bërë në këtë institucion. Por policia ndërhyri menjëherë dhe i nxori të gjithë nga oborri i këtij institucioni. Gjatë ndërhyrjes policia ka përdorur sprej.

Përfaqësuesit e studentëve thonë se kur njerëz të politikës janë në fund të karrierës së tyre, rehabilitohen në Universitetin e Prishtinës. Studentët kundërshtojnë fuqishëm emërimin e Nuri Bexhetit për prorektor në UP. Musa Preteni, nga Parlamenti i Studentëve, ka thënë se i sapoemëruari si prorektor për Arsim, Nuri Bexheti, është i njohur për keqpërdorime dhe mashtrime.

Sipas Pretenit, Nuri Bexheti është shkelës i ligjit, duke qenë ligjërues i rregullt në tri fakultete, në atë Filozofik, Juridik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në disa fakultete private. Nga ana tjetër, rektori i ri, Ibrahim Gashi, i cili sapo ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga pararendësi i tij, Mujë Rugova, ka thënë se emërimet janë bërë konform statutit të UP-së. Ai ka shprehur keqardhje që ka nisur punën në këtë situatë të krijuar, e cila sipas Gashit, nuk ka qenë aspak e nevojshme.

Prishtinë, 1 tetor – 14:20 -(E plotësuar) Studentët, që merrnin pjesë në protestë para Rektoratit të UP-së tashmë janë shpërndarë. Ndërkohë, rektori i ri, Ibrahim Gashi, që mori sot detyrën nga paraardhësi i shumëpërfolur, Mujë Rugova, mohoi akuzat e njërës nga organizatat studentore për zgjedhje politike të prorektorëve. “Të gjitha emërimet e prorektorëve të rinj janë konform ligjeve dhe statutit të Universitetit të Prishtinës”, tha ai.

Ai ka uruar studentët për vitin e ri akademik.
Njoftohet se në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, kishte të pranishëm edhe personalitete tjera nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Rektori Gashi u zotua se do punojë pa u kursyer për vizionin e tij për ta çuar përpara Universitetin e Prishtinës.
Siç njoftojnë mediet, rektori i deritanishëm Mujë Rugova është larguar me shpejtësi nga objekti i Rektoratit. Ai ka dashur të flasë për media, por nuk i është lejuar nga fishkëllimat e studentëve protestues.

Prishtinë, 1 tetor – 13:20 – (e plotësuar) Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UP-së janë futur me dhunë sot në oborrin e Rektoratit për të kundërshtuar, siç kane thënë, emërimet politike, që janë bërë në këtë institucion. Pas kësaj ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe ka larguar studentët nga andej, raporton KTV. Përfaqësuesit e studentëve thonë se kur njerëz të politikës janë në fund karrierës së tyre politike, po rehabilitohen në Universitetin e Prishtinës.

Studentët kundërshtojnë fuqishëm emërimin e Nuri Bexhetit për prorektor në UP.
Musa Preteni, nga Parlamenti i Studentëve, ka thënë se i sapoemëruari si prorektor për arsim, Nuri Bexheti, është i njohur për keqpërdorime dhe mashtrime. Sipas Pretenit, Nuri Bexheti është shkelës i ligjit, duke qenë ligjërues i rregullt në tri fakultete – në Filozofik, Juridik, Universitetin Shtetërorë të Tetovës dhe në disa fakultete private.

Sot ka nisur viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës dhe është bërë pranim-dorëzimi i detyrës nga rektori i ri, Ibrahim Gashi, prej atij që shkon – Mujë Rugova. Aktin solemn një grup studentësh të këtij universiteti e shënoi me protesta.
Njoftohet se Policia e Kosovës ka arrestuar disa nga protestuesit.

Studentë të Universitetit të Prishtinës dërguan një letër për të gjithë deputetët e Kosovës. Kjo letër u dërgua me arsyen se gjatë kësaj jave do të jetë në votim draftstatuti i UP-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Telegrafi. Sipas këtyre studentëve, ky statut, i hartuar nga Këshilli drejtues dhe rektorati i UP-së, u hartua tinëzisht pa diskutim brenda UP-së.

Kjo nismë është organizuar nga: lëvizja studentore për barazi “Studim Kritikë, Veprim”, “Klubi politik i studentëve të UP-së” dhe “Paqja studentore” (PSUP).
“Nuk u pyetën as studentët e as profesorët rreth përmbajtjes së tij e as nuk u morën parasysh në vendimmarrje të draftimit të këtij draft statuti”, theksuan studentët.

Me anë të kësaj letre u bëhet thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër këtij drafti. Njëkohësisht iu bë thirrje rektoratit që sa më shpejtë të hap diskutim të gjerë te studentët, profesorët, qytetarët etj. rreth përmbajtjes dhe draftimit të tij e më pas të vazhdohet me procedurat e mëtutjeshme.kohaislame

Artikulli paraprakA është koha për ndërhyrjen Arabe në Siri?
Artikulli vijuesEdhe tetori verë