Reagojnë aktorët e filmit antiislam

Aktorët dhe grupi i punës së filmit, në një deklaratë të publikuar nga CNN, janë shprehur se ndihen të revoltuar dhe të shfrytëzuar nga producenti i filmit, i cili e ka ndryshuar tekstin e filmit.

Sipas tyre, filmi bënte fjalë për jetën në Egjipt para 2000 vitesh dhe në të nuk përmendej emri i profetit Muhamed (alejhi selam) dhe feja islame.
Në deklaratë ata shprehen:”Nuk jemi ne ata që qëndrojnë pas këtij filmi. Ne thjesht jemi keqpërdorur dhe shfrytëzuar për qëllime të liga. Jemi befasuar nga ndryshimet rrënjësore në tekstin e filmit, ashtu siç jemi befasuar nga ngjarjet tragjike që pasuan.”

Ata thonë se do të ngrenë padi kundër producentit amerikano-izraelit Sam Basel, i cili është fshehur dhe nuk është bërë i gjallë. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakNJË I VDEKUR DHE NJË I LËNDUAR RËNDË NË NJË AKSIDENT
Artikulli vijuesApple me iPod nano e ka kopjuar Nokia-n?