Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë të akuzuar e nën hetime, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Martyt. Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë antiligjore Astrit Haraçisë që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn. Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale në rastin e Ilir Tolajt. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin e patentë shoferëve. Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi tashmë i akuzuar.koha/kohaislame
You Might also Like
Dita me 90 aksidente
90 aksidente. Ky është bilanci njëditore i aksidenteve në trafikut rrugor të Kosovës. Zyrtarë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Arrestohen 32 persona për 24 orë
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 32 personave brenda 24 orëve, si të…
By
Redaksia
1 Min Read
Për reformë zgjedhore, e presin Gjykatën
Liderët e partive politike janë duke e bllokuar reformën zgjedhore. Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian,…
By
Redaksia
2 Min Read
Kosovën e pret bllokim total në rast shfuqimit të speciales
Në Kosovë vazhdojnë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar kundër nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën…
By
Redaksia
1 Min Read
Pamje nga aksioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok
Aksioni i filluar në mëngjesin e ditës së sotme në Veri të Kosovës po vazhdon.…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulmohen policët që ruanin Zyrën Administrative në Lagjen e Boshnjakëve
Patrulla e Policisë së Kosovës që ruan Zyrën Administrative në lagjen e boshnjakëve është sulmuar…
By
Redaksia
2 Min Read
