Sadisti maqedonas përdhunon pelën zvicerane

Autoritetet zvicerane kanë arrestuar sadistin maqedonas, i cili në muajin prill të këtij viti, në fshatin Rickenbach të Zvicrës, kishte torturuar një pelë.

31-vjeçari thuhet se ka pranuar aktin e rëndë, njoftojnë mediat zvicerane.

Gjurmët e autorit u zbuluan në ahurin e kuajve, pas gjurmëve të ADN-së, të siguruara nga një mbeturinë e cigares, të cilën e kishte hedhur shtetasi maqedonas.

Pas marrjes në pyetje nga policia zvicerane, ai kishte pranuar se natën e 15 prillit, në Rickenbach kishte vizituar ahurin e kuajve, ku kishte torturuar pelën 15-vjeçare me emrin Gitta.

Kafsha e gjorë kishte përjetuar lëndime të rënda në organet gjenitale, pasi maqedonasi kishte përdorur mjet të fortë për ta lënduar.

Sipas një komunikate të policisë zvicerane, gjatë hetimeve të kryera, ai ka pranuar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës.

Sipas një statistike të medieve zvicerane, bëhet fjalë për një shtetas maqedonas 31-vjeçar, i cili jeton në qytezën Wild dhe se është i njohur edhe për vepra të tjera të pahijshme. Pronari i pelës e pranoi me lehtësim lajmin për zbulimin e autorit, ndërsa shtetasi maqedonas është liruar nga policia. Sipas psikiatrit gjyqësor zviceran Thomas Knecht, një veprim i tillë është alarmues, pasi “shumica e sadistëve serikë eksperimentojnë me kafshë, para se të njëjtën ta ushtrojnë mbi njerëz”. /zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakNjë kabinet me të dyshuar për krime serioze
Artikulli vijuesMuslimanët kundër futjes së lëndës për Homoseksualët në shkolla