Sulmohen policët që ruanin Zyrën Administrative në Lagjen e Boshnjakëve

Patrulla e Policisë së Kosovës që ruan Zyrën Administrative në lagjen e boshnjakëve është sulmuar me armë zjarri, të martën në orët e hershme të mëngjesi. Sulmin e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Burime të gazetës në vendin e ngjarjes kanë bërë të dituar se sulmi mbi patrullën e policisë ka ndodhur pak minuta pas orës 01:00 duke goditur më një plumb në parafango, ndërsa dy polic po qëndronin brenda në veturë.

Policët sipas burimit, veturën e kishin të parkuar para zyrës administrative të Kosovës për veri të Mitrovicës që pritet të hapet këto ditë. Sipas burimit policët e Kosovës të dy shqiptarë nuk kanë dëgjuar asnjë krismë të armës, vetëm kur kam dëgjuar se është qëlluar makina. Policët kanë dalë nga makina me shpejtësi e më pas ka pasuar edhe dy-tri të shtëna në rrugë në drejtim të policëve ka njoftuar burimi. Sipas burimit nga vendi i ngjarjes dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat shumëkatshe që gjinden jo shumë larg dhe që janë në afërsi të barrikadës që është e vendosur tek shkolla e mesme teknike. Gjithashtu burimi ka precizuar se arma me të cilën kanë shtënë personat e pa identifikuar ka qenë me silensator. Zëdhënësi i rajonal I policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar./koha/kohaislame

Artikulli paraprakShteti, për 5 muaj 700 mijë euro për vetura
Artikulli vijuesKorridori 4 dëmton republikat e ish-Jugosllavisë