Një nga viktimat e para në Nice ishte musliman

Shumë musliman besohet se janë në mesin e viktimave në sulmin në Nice që la të vdekur 84 njerëz dhe 50 të tjerë të lënduar.

Ngjarja ndodhur derisa njerëzit po shikonin fishekzjarret duke festuar për ditën e Lirisë së Francëz ku një fancezo-tunizian me kamion eci në drejtim të njerëzve duke i shkelur ata. Nuk dihen ende motivet, që e kanë shtyer shoferin të bëjë këtë akt barbarë, i cili për policinë nuk ishte i njohur për krime, e ky akt po cilësohet si akt terrorist.

Një gazetare i ka thënë TheGuardin: “Aty kishte shumë musliman të cilët ishin viktima sepse mund të shihja se ata kishin shami në kokat e tyre dhe disa flisnin arabisht.”

Këshilli Musliman Francez ka thënë se ky ishte një sulm barbarë.
Franca ka një popullsi të mbi 5 milionë Muslimanëve, vendi me më shumë musliman në Europën Perëndimore dhe aty kishte plotë viktima Muslimane njejtë siç ndodhi në sulmin në Paris në Nëntorin e kaluar./KohaIslame

 

Artikulli paraprakNga sulmi në Francë nuk ka shqiptarë të lënduar
Artikulli vijuesPasha Allahun, me besimtarë jeton si në xhennet…