Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë ku një person ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi e madhe.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është identifikuar si shtetasi Hysen Shahini, i cili punonte si taksist. Sipas policisë, viktima rezulton me një të shkuar të pasur me shkelje në fushën e qarkullimit, ndërsa edhe në momentin e aksidentit dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti rrugor./ Top Channel/