Një president ndryshe, shumë i rrallë

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, ka qenë një ish-luftëtarë gueril. Ai jeton në një shtëpi të vjetër në periferi të Montevideos dhe nuk ka fare shërbëtorë. Detajet për sigurinë e tij: dy oficerë civilë, të parkuar në një rrugë të ndotur. Pasuria e tij, kur mori përsipër funksionin e presidentit në vitin 2010, ishte rreth 1800 dollarë-vlera e automjetit të llojit Volkswagen, viti i prodhimit 1987, i cili është i parkuar në garazhin e tij. Ai fal rreth 90 për qind të pagës së tij, kryesisht këtë shumë ja fal programit për ndërtimin e shtëpive për të varfrit.jose1
Disa udhëheqës botërorë jetojnë nëpër pallate. Disa prej tyre gëzojnë përfitime, siç është pasja në dispozicion e një shërbëtori diskret privat, një flotë të jahteve apo një podrum me verëra. Kemi edhe Jose Mujican, ish-luftëtarin gueril, i cili është president i Uruguait. Ai jeton në një shtëpi të vjetër në periferi të Montevideos dhe nuk ka fare shërbëtorë. Detajet për sigurinë e tij: dy oficerë civilë, të parkuar në një rrugë të ndotur, transmeton “Express” tekstin e botuar në “New York Times”.

Duke i dërguar një porosi të qëllimshme 3.3 milionë banorëve të Uruguait, Mujica 77 vjeçar ju shmang pallatit presidencial Suarez Y Reyes, me 42 punëtorë, duke qëndruar në vend të kësaj në shtëpinë e tij, ku ai dhe bashkëshortja e tij kanë jetuar me vite me radhë, në një pjesë të tokës në të cilën kultivojnë krizantema, për ti shitur në tregjet lokale.

Pasuria e tij, kur mori përsipër funksionin e presidentit në vitin 2010, ishte rreth 1800 dollarë-vlera e automjetit të llojit Volkswagen, viti i prodhimit 1987, i cili është i parkuar në garazhin e tij. Ai kurrë nuk vendosë kravatë dhe fal rreth 90 për qind të pagës së tij, kryesisht këtë shumë ja fal programit për ndërtimin e shtëpive për të varfrit.

Nën kryesimin e Mujicas, i cili u bë president në vitin 2010, Uruguai tërhoqi vëmendjen me kërkesën për të legalizuar marihuanën dhe për të lejuar martesat mes gjinisë së njejtë, duke miratuar njëkohësisht një prej ligjeve më gjithëpërfshirëse të abortit në rajon dhe duke u angazhuar fuqishëm për përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë, siç janë era dhe biomasa.

Përderisa sëmundja po e largon nga skena politike presidentin e Venezuelës, Hugo Chavezi, i cili i ka thënë një shtytje të jashtëzakonshme forcave të majta në rajon, asketizmi i praktikuar nga Mujica paraqet një kontrast të madh me Chavezin.

“Ne kemi bërë çmos, për të bërë presidencën më pak të respektuar”, deklaroi Mujica gjatë një intervistë, pasi që kishte përgatitur mëngjesin për vete.

Ai pranon se jeta e tij presidenciale mund të duket e pazakonshme. Megjithatë, ai thotë se ka bërë një zgjedhje me vetëdije, për ti ikur kurtheve të pushtetit dhe të mirëqenies.

Udhëheqësi i ndryshimeve të mëdha në Urugai, i cili si nga kundërshtarët, ashtu edhe mbështetësit e tij njihet si Pepe, është një njeri, për të cilin të paktë kanë qenë ata, të cilët kanë besuar se ai do të ngritët në funksionin që ka.

Para se Mujica të bëhej kultivues i krizantemave, ai ishte udhëheqës i Tupamarosave, grupit urban gueril, i cili u inspirua nga revolucioni në Kubë, duke organizuar plaçkitje të armatosura të bankave dhe rrëmbime në rrugët e Montevideos.jose3

Në luftën kundër shtetit, Tupamaros u shquan për dhunën e tyre. Megjithatë, në vitin 1972, policia arrestoi Mujican. Ai kaloi 14 vjet në burg, përfshirë këtu edhe gati një dekadë në izolim, që shpesh ishte një vrimë në tokë. Gjatë kësaj periudhe, ai kaloi më shumë se një vit pa u pastruar dhe të vetmit bashkëshoqërues të tij ishin një mi dhe një bretkosë, me të cilët ndante bukën, thotë ai.

Mujica shumë rrallë flet për kohën e kaluar në burg. “Kam mësuar se njeriu mund t’ia fillojë nga e para”, thotë ai.

Ai vendosi që t’ia fillojë nga e para, duke hyrë në politikë. I zgjedhur si ligjvënës, ai shokoi rojtarët në parkingun e Parlamentit, kur shkoi aty me një motoçikletë të tipit Vespa. Pas ngritjes në pushtet të Frontit të Gjerë, në vitin 2004, koalicion ky i përbërë nga partitë e majta dhe socialdemokratët e qendrës, ai u emërua ministër i Blegtorisë, Bujqësisë dhe Peshkimit.

Para se Mujica të fitonte bindshëm zgjedhjet presidenciale në vitin 2009, rivali i tij, Luis Alberto Lacalle, e cilësoi si një shpellë shtëpinë e Mujicës.

Ai nga paga e tij mujore ndan vetëm 800 dollarë, ndërsa paratë e tjera i dhuron si donacione. Ai thotë se ai dhe bashkëshortja e tij, Lucia Topolanski, gjithashtu një ish-luftëtare guerile, e cila gjithashtu ka qenë e burgosur dhe tani është senatore, nuk bëjnë shumë për të fituar më tepër. Në deklaratën e tij të re të pasurisë, të bërë në vitin 2012, Mujica theksoi se ai është bashkëpronar i aseteve, të cilat më herët kanë qenë në emër të bashkëshortes së tij, përfshirë këtu edhe shtëpinë dhe disa pajisje bujqësore, të cilat kanë ngritur paksa vlerën e pasurisë së tij.

Nëse ekziston ndonjë shtet në Amerikën e Jugut, në të cilin presidenti mund të vozis një Volkswagen dhe të lëvizë pa një numër të madh të truprojave, atëherë ky shtet mund të jetë Uruguai, i cili konsiderohet si një prej shteteve më të pa-korruptuara dhe më unike në rajon. Përderisa krimi po del në sipërfaqe si një brengë më e madhe, megjithatë Uruguai mund të konsiderohet si një prej shteteve më të sigurta në rajon.jose2

Megjithatë, mënyra e qeverisjes së Mujicas nuk pëlqehet nga të gjithë. Në veçanti propozimi i tij për të legalizuar marihuanën ka nxitur një debat të ashpër, me anketat që dëshmuan se pjesa më e madhe e uruguaianëve e kundërshtojnë këtë masë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakGomat inteligjente të makinës
Artikulli vijuesNjë president ndryshe, shumë i rrallë