Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Nepalin

Një tjetër tërmet i madh ka goditur Nepalin, dy javë pas tërmetit që shkaktoi mbi 8 mijë viktima.

Tërmeti i fundit goditi pranë qytetit Namche Bazar, pranë Malit Everest.

Sipas autoriteteve gjeologjike amerikane, tërmeti kishte një magnitudë prej 7.3 ballë.

Lëvizjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin indian Delhi, por edhe në Daka të Bangladeshit.

Korrespondenti i BBC tha se njerëzit janë të terrorizuar.

Ende nuk ka të dhëna për dëmet.

Artikulli paraprakKapen 15 kg C4 në Durrës
Artikulli vijues"Gruevski një arrogant në dëlir, po destabilizon për të stabilizuar"