Anksioza (brenga) është gjendje psiqike në të cilën njeriu ndien frikë, jodisponim dhe izolim.
Ajo rrjedh nga frika për liri apo nga pritja e diçkaje. Shkak mund të jenë edhe luftërat e brendshme mes hapësirës dhe kufizimeve të cilat e pengojnë atë hapësirë.
Anksioza paraqitet nga shumë faktorë: nga ndjenja e vetë tërheqjes, pa disponimit, jo qetësisë dhe mendimit permanent të pagjumësisë.
Shkak i kësaj gjendje mund të jetë edhe rrahja e pakontrolluar e zemrës, dhimbjeve në lukth apo edhe mos interesimi për martesë.
Anksioza është moskordinimi psiqik më i përhapur. Është evidente tek 10 – 15% i njerëzve.
Më së shumti paraqitet në periudhat kalimtare të jetës, siç janë kalimi nga shtëpia në shkollë, kalimi nga fëmijëria në adoleshencë apo edhe kalimi nga puna në pension.
Brenga mund të jetë edhe kaluese varet sipas faktorëve, por ndonjëherë mund të jetë edhe kronike e cila e përcjell njeriun me orë apo me ditë.
Brenga ka disa forma: brenga e nënës për shkak të fëmijës së saj i cili është vonuar, brenga e nxënësit për shkak të notës, brenga e njeriut për shkak të punës, brenga e tregtarit për shkak të tregtisë … etj.
Me disa ndryshime të caktuara kam marrë këshillat e Dejli Karnegut nga libri “Lëre brengen dhe fillo jetën” dhe i kam shkurtuar me citatet nga Kur’ani dhe hadithet.
Nëse dëshiron t’i largosh brengat vepro kështu:
1- Jeto në kufijtë e ditës së sotme dhe mos u brengos për të ardhmen.
Mos u frikëso për furnizimin ngase ajo është në duart e Allahut xh.sh. “E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo çka u premtohet” (dharijat, 22).
2- Gjithmonë ta keni në dijeni se çfarë përqindje të madhe të shëndetit të merr brenga jote.
3- Mos e kujto të kaluarën.
Ajo nuk mund të kthehet sado që të mundohesh ti. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: ”Nëse të ndodh diçka mos thuaj po ta kisha bërë këtë e këtë … por thuaj: Allahu kështu ka caktuar dhe Ai bën çfarë të dojë. Fjalët “sikur ta kisha bërë” ia hapin dyert shejtanit”. (Muslimi, Ahmedi e ibn Maxhe).
4- Sigurohu mirë nga rrethi para se të marrësh vendim.
E kur të merr vendimin përmbaju kryerjes së vendimit dhe mbështetu në Allahun. Mos u frikëso nga pasojat. Muhamedi s.a.v.s. thotë: ”Kur të lutesh lutju Allahut xh.sh. Kur të kërkon ndihmë kërko nga Allahu, sikur të gjithë njerëzit të bashkoheshin për të ndihmuar për diçka për atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të mund ta bënin atë. E sikur të bashkoheshin për të bërë diçka të keqe në atë që Allahu nuk ta ka caktuar nuk do të arrijnë ta bëjnë atë. Ngjyra është tharë dhe regjistrat janë mbyllur”. (Tirmidhiu 2516, Ahmedi në musned 1/293.)
5- Kënaqu me caktimin dhe fatin që ta ka caktuar Allahu xh.sh.
A mundet që muslimani të frikësohet nga fatkeqësitë jetësore? Muslimani mundohet të merr të gjitha masat që i ka në mundësi e të tjerat ia lënë Allahut xh sh..
Allahu xh.sh thotë: “Nëse Allahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robërit e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë”. (Junus, 107)
“ … por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu e dinë (fundin e çdo sendi) e ju nuk e dini. (Bekare 216.)
6 – Numëro të mirat që Allahu t’i ka dhuruar e mos i numëro të këqijat.
“… edhe sikur të donit ti numëronit të mirat e Allahut nuk do të mund ti numëroni ato”. Nahl 74.
Gjithmonë bëje këtë pyetje: a do ta kisha ndërruar atë që kam për miliona dollarë? A do t’i kisha shitur sytë e mi për një miliardë dollarë? Për sa dollarë do t’i kisha ndërruar duart e mia, këmbët, veshët, fëmijët, familjen? Numëroi të mirat që i ke një nga një. Pastaj llogarite shumën e përgjithshme dhe do të shohësh që ajo nuk mund të ndërrohet as me arin të cilin e mbledhin të pasurit. Shopenhaueri thotë: “sa pak mendojmë për atë që kemi, e sa shumë mendojmë për ato që na mungon!”.
7 – mos u merr me imtësitë dhe mos lejo që problemet e vogla të ta shkatërrojnë lumturinë.
Mos e lejo veten të shpërthen për shkak të imtësive. Kujto jetën sa e shkurtër që është dhe çka do të behet sikur edhe ne ta shkurtojmë edhe më.
Respekto vlerën e drejtë të sendit dhe mos u brengos më shumë për të vetëm aq sa meriton.
9 – Ringjallu në punë.
Nëse brenga të godet harroje nëpërmjet punës. Në të kundërtën do ta shkatërron veten me pendim dhe dëshpërim.
10 – Harroje veten!
Vëmendjen përqendroje tek të tjerët! Çdo ditë bëj diçka që do të bëj të qeshet fytyra e dikujt. Muhamedi s.a.v.s.thotë: ”Vepra më e mirë është kur vëllait tënd i bën një të mirë, kur ia kryen një punë apo e ushqen”. (Ibn ebi Dunja dhe Bejhekiu.) Albani thotë se ky është hadith hasen sahih el xhamiu sagir 1096.
11 – Mos prit falënderim nga askush.
Veprat e tua le të jenë të drejtuara vetëm Allahut xh.sh. I dërguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë: ”Veprat shpërblehen sipas qëllimit edhe njeriu do të shpërblehet vetëm sipas qëllimit që ka pasur”. (Buhariu Muslimi.)
12 – Jepe mundin tënd në punën të cilën mendon se është e drejtë dhe mos u kushto vëmendjen kritikave të te tjerëve.
13 – Përgatite një fletore në të cilën do t’i shënosh gabimet të cilat i bën dhe për të cilat e meriton të kritikohesh.
Shiko atë fletore kohë pas kohe ashtu që të marrësh mësim dhe të shërbehesh për të ardhmen. Dije që është e vështirë që gjithë kohën të sillesh drejtë. Mos hezito që nga njerëzit të kërkosh notën mesatare dhe të besueshme të punës tënde. Prano këshillën nga njerëzit e zgjedhur dhe të besueshëm. I dërguari i Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë: ”Feja është këshillë”. (Buhariu.)
14 – mos mendo për hakmarrje ndaj armiqve tu.
Nëse mundohesh ta bësh atë më shumë do t’i bësh vetes dëm sesa atyre. Allahu xh.sh thotë: ” …të cilët japin kur janë të shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin të keqen njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran 134.)
“Të keqen ktheje me të mirë, dhe armiku yt ashtu mund të kthehet e të bëhet shok i yti”.
15 – Vazhdo që gjërat negative ti kthen në pozitive.
Kur në dorë të vjen një qese me limona mundohu që nga ato të bësh pije, lëng të ëmbël. Gjithmonë mendo për lumturinë dhe arritjen e saj. Ajo do të takoj ty.
16 – Prezanto veten tënde dhe bëhu ashtu si të ka krijuar Allahu xh.sh. Mos u mundo t’i bindësh të tjerët. Allahu xh.sh njerëzve u ka dhënë aftësi të ndryshme. Ai thotë: ”Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi një shkallë më të l
artë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju dha. (Enam 165.)
artë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju dha. (Enam 165.)
17 – përmbaju këtyre principeve në punën tënde:
a) Merr frymë para se të vjen mundimi,
b) kur të ndodh ndonjë problem menjëherë zgjidhe atë,
c) punës tënde jepi atë nga e cila do të kënaqesh në punë,
d) mësohu të kesh sistem dhe rregull,
e) rregulloj punët sipas rëndësisë,
f) mos e le punën e sotme për nesër,
g) mos u mundo jashtë mundësive tua.
Allahu xh.sh thotë: “Allahu nuk e rëndon askënd jashtë mundësive të tija”. (Bekare 286.)
18 – Paratë harxhoi me mençuri dhe mos u bën dorështrënguar ndaj familjes tënde.
I dërguari I Allahut Muhamedi s.a.v.s. thotë: “Paraja më e mirë është ajo me të cilën njeriu e harxhon për nevojat e familjes së tij, me të cilën blen një kalë për në rrugën e Allahut xh.sh dhe me të cilën bashkë me shokët e tij e harxhon në rrugën e Allahut xh.sh”. (Muslimi, Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxhe.)
Allahu xh.sh thotë: “Dhe mos e bën dorën të lidhur për qafe (mos u bë koprrac),e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt). Isra 29.
19- Mos u dorëzo para ndjenjës së gabimit, ngase Allahu është i mëshirshëm dhe shumë fal.
Ai thotë: “Nuk ka dyshim që unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Taha, 82.)
“Thuaj: ”O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet, Allahu I falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer, 53.)
20 – Kur të godasin momentet e brengës dhe frikës, mos e humb shpresën dhe mos u dorëzo! Kjo mund të jetë edhe sprovë nga Allahu xh.sh. Bëhu i durueshëm dhe kërko ndihmë me përmendjen e Allahut dhe me dua.
Thotë Allahu xh.sh: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë:”N e jemi të Allahut dhe te Ai kthehemi!” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. (Bekare, 155 – 157.)
“… e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. (Jusuf, 87.)
Dr Hasan Shemsi Basha
Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Shpend Hulaj
Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja: Shpend Hulaj
___________________________
Autori i këtij shkrimi është këshilltar për sëmundjet koronare dhe udhëheqës i repartit të sëmundjeve intensive në spitalin e Forcave të armatosura të mbretërit Fahd në Xhide si dhe bashkëpunëtor në Fakultetin mbretëror për sëmundjet e brendshme në Britani dhe në Fakultetin mbretëror në Irlandë.