Nji dit djele nji dit ZAMAN-i….!

Kreshik Osmani
Nuk iu dhimbset Gyleni, nuk e kane me Erdoganin. Duan koken e Hyjnores ne tepsi!
Per afro dyzet vite te jetes time, kam jetuar me ndershmeri, e megjithate kurre nuk i kam shpetuar akuzave dhe shpifjeve nga parazitet e llojeve te ndryshme. Agjent i shumefishte. E mbeshtet ky e financon ai. Rendesi ka qe pervec Zotit, edhe ata qe duhet ta dine se kush eshte “pas meje” e dine mire. Per te tjeret nuk ma ndjen. Ne fakt, nuk kam me vend sepse e kam ndjenjen “full” te zene. Une nuk futem ne vathe kollaj dhe lutem te mbetem keshtu deri ne fund. Kjo ka nje fature te eger shume, por deri tani me shume perpjekje e kam mbajtur mirë.

 
Po e shkruaj kete shkrim i bindur se nuk kam per t’i shpetuar edhe kete here akuzave, por duhet te shkruajme per historine. Nuk eshte momenti te bejme te perdalën. Disa kane zgjedhur te heshtin. Disa flasin me dritehije. Disa bejne pjeshken dhe disa flasin bardh e zi. Nuk kam ndonje simpati te epshtë per qeverisjen e Presidentit Erdogan por as fare akull nuk jam. Kjo do te thote se e shoh ate si politikan. Nuk jam dakord me skemen dhe me kullen ku eshte ngjitur per te pare Tiranen ne Ballkan. Kur vepron mire me pelqen dhe kur gabon nuk mund ta duartrokas.

 
E kam kritikuar kur kam qene ne Stamboll disa here dhe per kete kam deshmitare. Jo vetem qe nuk me kane gjuajtur me zorre me uje, por nje vit me pas jam ftuar serish. Turqia eshte e madhe dhe ka njemije korente. Flit sa te duash e shaj, nuk te pyet njeri. Por, kur hyn ne loje Siguria Kombetare dhe Sovraniteti Territorial i Shtetit, hyn ne loje zorra me gjithe ushkur. Nuk kam simpati as per Levizjen Gylen dhe per kete kam shkruar gjate shpesh. Duam miqesine por nuk dua kulturë. Jo e gjithe kultura e tyre eshte islam. Kultura eshte fondament i shpirtit qe lidhet ngushtesisht me identitetin tim njerezor e gjeografik. Ajo eshte fryma damareve te se ciles rrjedh gjaku i zakoneve, dokeve, riteve, kengeve, valleve dhe i gjuhes se vendit tim. Faleminderit qe me sollet fene. Si rrobe kulturore per fene time kam Shqiptarine. Dyshja Erdogan-Gylen kane patur te njejten politike per Ballkanin dhe per Shqiperine. Tani ata kane nje konflikt te madh. Ky eshte problemi i tyre, nuk eshte problemi im. Ua kam thene ne mes te Stambollit e te Ankarase. Nuk pranojme prej askujt te na shese amerikanizem dhe as europianizem ne Ballkan. Ua kam thene edhe perendimoreve qe kane shprehur deshiren te me takojne e te me degjojne. Nuk pranojme te na shisni askund pavaresisht interesave qe keni ju.

 

Ky eshte mendimi dhe besimi im. Amerikane dhe europiane jemi vete, ne kuptimin qe nuk pranojme leksione modernizmi prej askujt.
Ngaterrohen, pajtohen, turq, kurde, siriane, saudite, egjiptiane, amerikane, ruse e iraniane, sunite e shiite, vehabiste e ihvanë, ky eshte problem i madh i tyre, nuk eshte problemi im. Ne jemi vete cope-cope e arrna-arrna dhe nuk kemi kellqe te behemi pjese e lojerave kaq te medha. Nuk me vjen mire kur shoh zhvillimet ne gazeten Zaman ne Turqi. Sikurse nuk me vjen mire qe Zamani dhe Gyleni kane ndjekur deri tani te njejten praktike ne Shqiperi. Kush eshte pro e mbajne me lakra e karrota, ndersa kush eshte kundra e shkrijne. Kane vetem nje strategji te madhe. Te gjithe ata qe peshtyjne identitetin e tyre, akademike, shkrimtare, politikane, femije politikanesh i gjezdisin neper Stamboll, dhe ua ferkojne celulitin ne plazh e ne hamam. Ata qe nuk i kane qejf i cojne dhe i padisin me letra anonime ne SHIK e ne zyra speciale te Shtetit Shqiptar i cili pergjithesisht ka qene i kujdeshem dhe nuk i ka futur te gjithe ne nje thes. Keta kane bere njelloj siç bente Enver Hoxha luften e klasave por me aq sa kane patur ne dore. Ky eshte modeli ne pergjithesi. Megjithate, une jam kundra por nuk i urrej. Kam qendrim politik, jo qasje te shkujdesur emocionale te lidhur me simpati apo empati emrash e fytyrash.

 
Vjen nje moment kur ulesh te reflektosh dhe sheh statuse e shkrime monstrash. Kalemxhinj, matufe, shkrimtare, filozofe, gazetaruce, politikuaj, hindu, budiste e kaurrë pa identitet leshohen te gjithe si egersira mbi gjahun. Duan koken e Erdogan. Kujtoni se keta qe duan koken e tij e duan Gylenin?! Jo eshte iluzion. Atij do t’ia hane koken ne fund. Me thoni nje hyjnore qe e duan monstrat. Per te ngaterruar njerezit kane sajuar “hyjnoren Politike”. Me thoni cilin e duan monstrat qe bejne sikur u dhimbset Gyleni dhe Zamani i tij. Vertete besojne gylenxhinjte se ata e duan gazeten ZAMAN qe po ta lexosh mbrapsh eshte NAMAZ?!
Mos valle e duan Erdoganin?! E duan Selmanin e Saudise?! E duan Mursin?! E duan Nexhmedin Erbakanin?! E duan Khumeinin e Iranit dhe ajatollahet e tij?! A e duan Fajsalin e ndjere?! A e duan Abdunaserin e madh, nacionalistin arab laik?! A e duan Muamer Kadafin?! A e duan Mubarakun?! A e duan monstrat Sadam Hysenin?! A e duan Turabiun?! A e duan Ganushin e Tunizise?! A e duan Butin, Keftaron, Gavocin, Albanin, Zuhejlin, Iben Tejmijen, Kardavin, Ali Xhumane?! A e duan Said Nursine?! A i duan sunite?! A i duan shiitet?! A i duan esharite?! A i duan muxhahidinet e popullit?! A i duan vehabite?! A e duan ehli bejtin?! A i duan bektashinjte?! A i duan sufite?! Jo nuk duan asnje. Erdogani eshte sebepi. Islami eshte koka dhe qellimi perfundimtar.

 
Atyre u ka ardhur dita dhe duan te fitojne terren ku te mundin. Egersirat qe i kane cv-te e qyteterimit te tyre me dhjetra miljona civile te vrare, duan te japin leksione per demokracine?! Gjysem milioni boshnjake e shqiptare u theren prej bishave serbe ne sy te Europes ne mes te Ballkanit dhe askush nuk mbajti pergjegjesi. Duan tashme gjykata speciale per krimet e terroristeve te UÇK-së. Egersirat kane vrare njemilion algjeriane shekullin qe kaloi dhe levat e tyre ne Shqiperi flasin per demokracine fhe per “Islam Politik”?! Egersirat kane hedhur flaken ne mes te Sirise dhe tashme qahen prej refugjateve siriane dhe i kane rrethuar si minjte me tela me gjemba ne kufi, burra, gra, pleq e femije?!
Qyteterimi i egersirave, te mos ankohet prej Erdoganit por te shohe historine e tij. Nuk i doni turqit ne Europe dhe sa te jete jeta nuk keni per t’i bere pjese te Europes. Lerini ne hallin e vet ne Bosfor. Lerini ne hallet e veta atje ne Azi. Nuk mund te jepni ju leksione me demokraci. Kryeministri u shkruan te veteve, vriteni turkun brenda jush. Ai tjetri thote Rama qeveris si otoman. Parlamentin e kane me bandite, drogaxhinj e hajdute. Ku e gjetet europianizmin dhe demokracine ju lepirset e qyteterimeve?! Te gjitha historite me sharje, ulje e ofendime i gjeni me turq, otomane e osmane. Kreshniket, keni te gjithe te drejten t’i urreni kur t’ju vjedhin dhe kur te kurverojne, por jo sepse jane “Spahi” apo “Osmanë”.
Mesazhet e ketyre nuk jane per Erdoganin sepse miza si keto te Shqiperise, ai i fshin me nje fryme. Mesazhet jane per antaresine e kombit brenda ne Shqiperi. Mesazhi eshte: “Ju qe i ngjani atij, piken e hajrit nuk keni per te bere. Nje dite te bardhe nuk keni per te pare me sy.”

 
Personalisht jam nje politikan i ri. Kam qasje te imtesishme dhe te detajuar rreth vendit tim, kultures time, fese, politikes, Euroatlantizmit kulturor e politik te vendit tim. Jam thellesisht i dashuruar me te gjithe antaresine e kombit. Ate qe me respekton njehere ia kthej dhjete fish. Te gjitha perpjekjet per te kompleksuar muslimanet shqiptare duke goditur identitetin e tyre me “spondin” Erdogan jane nje deshtim.
Jam plotesisht kunder “islamit politik” ne kuptimin e perdorjes se fese per kredencial politik, por nuk eshte kjo ajo qe ju doni. Ju nuk pranoni qe disa lloje njerezish te merren me politike. Sorrat e laicizmit frankofon kur flasin per pakicat e krishtera te Lindje se Mesme kerkojne per ta vendimarrje ne politike, hise ne qeveri e ne parlament edhe pse ata jane me arabe se arabet vendas. Ata thone jemi pakice e krishtere. Kurse muslimaneve qe jetojne ne Europe u thone: “Ju jeni Erdoganë, ju jeni diktatore”
Jeni shume, e di. Keni ne dore media, pushtet, para e qeveri. Edhe kete e di. Por, nuk mundeni te na ofendoni perjetesisht sepse bota rrotullohet. Ky eshte rregulli i historise. Nese histerine tuaj me Erdogan e Zaman, do ta vazhdoni sa here plas nje shashke diku. Nese nuk do te na lejoni ta jetojme te lire kulturalisht, fetarisht dhe politikisht europianizmin tone.

 

Nese sa here do ju teket ju dhe larove tuaj, do te na gjuani ne maje te kokes me çekiç, nje here me ISIS, njehere me Erdogan, e njehere me “islam politik” dijeni mire se para se te behemi muslimane ne kemi qene mushka pagane, njelloj si ju. Ketyre mushkave ne Orient u thone Arnaute. Duhet te na lini te qete ta perjetojme dhe ta shijojme euroatlantizmin tone me te gjitha te drejtat e perfshira. Nuk keni te drejte te margjinalizoni me pasa dhe me nje te prekme shtresa te medha te popullsise. Mos na perçani. Une i dua te krishteret dhe ateistet e vendit tim. Perndryshe, shqiptaret, kur zihen ngushte nuk shkojne te fshihen, por si mushka ngulin kembe dhe thone: “Ja vdekje ja Liri!”
Te gjithe ju qe mendoni se jam nje sherbetor Osman i Turqise dhe se pas shkrimit do te marr haracin, ju betohem ne jeten time se i vetmi shperblim qe do te marr menjehere pas ketyre rreshtave jane raportet e paraziteve sa une ne kembe. Aty shkruhet:
“Ka ofenduar Gylen. Ka share Turqi e Erdogan”!

Artikulli paraprakDëgjo pse Adem Jashari përmendet sot për të mirë (video)
Artikulli vijuesDy shtetas të Shqipërisë rrahin tre punëtorë në Malishevë