Njollat e kuqe në trupin e atletëve në Rio janë prej Hixhames

Një numër sportistësh që po garojnë në Lojërat Olimpike kanë bërë që njerëzit të ngrenë pikëpyetje se përse kanë rrathë të kuq në lëkurë.
Kjo është parë në shpinë e notarit të famshëm amerikan, Michael Phelps si dhe te gjimnastja Alex Naddour.

Këto rrathë të kuq janë të njohura dhe si “kupa” por tek muslimanët njihet si trajtim mjekësor që bënte Pejgamberi alejhi selam i quajtur “hixhame”

Hixhame (arabisht) derivon nga fjala arabe “haxhm” që do të thotë “të thithësh”, kurse anglisht “cupping therapy” është procesi i vënies i disa kupave në pjesë të caktuara të trupit, duke i hequr ajrin nga brenda kupave për të krijuar një vakum. Gjithashtu definohet edhe si rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.

 
Hixhamja është një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga Profeti ynë i lavdëruar Muhamedi ku ka thënë: ” Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut ? ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje” Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të saktë e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu.”
Ekzistojnë dy lloje të hixhamit: i thatë (el-xhaffe), pa lëshimin e gjakut dhe me lëshimin e gjakut (er-ratbe). Hixhami me lëshimin e gjakut (i cili më së shumti) praktikohet, së pari lëkura e pacientit ngacmohet me vakum, pastaj në disa vende prehet me skalper sipërfaqësisht vihet bombola në vendin e prerjes dhe nëpërmes thithjes, gjaku rrjedh në bombolë.

cupping-singapore
Atletët e përdorin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të ndihmuar në rikuperimin fizik.
Procedura nuk shkakton dhimbje.

Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, duke shpërthyer kapilarët e vegjël.

Praktikuesit e saj thonë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dëmtimet e muskujve, lodhja e deri tek celuliti.

Sportistët po përdorin mjekësinë alternative për të rritur performancën e tyre pasi ky trajtim rrit qarkullimin e gjakut.

Ky trajtim të heq gjendje e keqe, dhimbjet muskulare, dhimbje të ndryshme, problem të lëkurës, përfshirë ekzemën dhe aknet./KohaIslame

Artikulli paraprakJa çfarë tha Hillary Clinton për luftëtaren me shami
Artikulli vijuesNë Britani pranohen aplikimet për azil të anëtarëve të Vëllazërisë Muslimane