Nokia do të marrë masa kundër HTC mbi 32 patenta

Para disa ditësh HTC dhe Apple lajmëruan se do të bëjnë një marrëveshje për sa i përket patentave të tyre.

Pa mbaruar mirë kjo marrëveshje, HTC duhet të përballet me një seancë tjetër gjyqesh, kësaj radhe kundër kompanisë Finlandeze, Nokia.

Foss Patents raporton se Nokia do të ngrejë padi kundër HTC mbi 32 patenta në SHBA dhe Evropë. Patentat përfshijnë një seri teknologjish si “mënyrën e paraqitjes së kalendarit” e deri te “navigimi për të parë fotot”.

Deri në fund të vitit janë vendosur të kryhen 4 seanca gjyqësore për të dëgjuar atë çfarë Nokia ka për të thënë.

Analisti Florian Mueller mendon se kompania Tajvaneze e ka punën pisk kësaj rradhe duke parë se si të dyja këto kompani reaguan kundrejt Apple në gjyqet e tyre./pcworldal/kohaislame

Artikulli paraprakAktakuzë kundër Fatmir Limajt
Artikulli vijuesKura popullore për dhëmbë të shëndetshëm dhe frymëmarrje të këndshme