Aktakuzë kundër Fatmir Limajt

Një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër Fatmir Limajt dhe gjashtë bashkë të pandehurve të tjerë për krim të organizuar dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin në të ashtëquajturën çështje të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

“Veprat penale për të cilat akuzohen kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje me pastrimin të parave mes vitit 2009 dhe 2012”, deklarojnë në EULEX.

Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderave, dhënien dhe marrjen e rryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT për përfitime personale dhe/apo materiale. Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milion euro.

Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale.kohaislame

Artikulli paraprakJemeni simpatizon popullin e Kosovës
Artikulli vijuesNokia do të marrë masa kundër HTC mbi 32 patenta