Nokia prezanton celularët Asha 308 dhe Asha 309

Telefonat Asha me ekran me prekje nga Nokia kanë qenë ekzistentë për një kohë dhe janë të destinuar për tregun e celularëve inteligjentë.

Nokia ka njoftuar shtimin e dy telefonave të rinj në formacionin Asha, të quajtur Asha 308 dhe Asha 309. Ndryshimi mes tyre është se 308 ka dy karta SIM dhe 309 ka një kartë SIM.
Të dy pajisjet janë projektuar për të siguruar akses të shpejtë në internet me një çmim të ulët. Telefonat përdorin një version të ri të shfletuesit Nokia Xpress, që lejon pajisjet të jetë deri në 90% më efikase gjatë lundrimit në internet.

Nokia thotë se këto dy telefona inteligjentë janë më të përballueshmit në tregun e pajisjeve me ekran me prekje. Çmimi me pakicë për secilin prej pajisjeve pritet të jetë rreth $99 dhe dalin në fund të vitit 2012.
Të dy telefonat janë 2G dhe kanë ekran me prekje 3 inç WQVGA. Telefonat gjithashtu kanë radio dhe deri në 32 GB memorje nëpërmjet kartave microSD.
309 përdor një kartë të vetme SIM dhe ka të integruar Wi-Fi. 308 ka dy karta SIM dhe përdor teknologjinë Nokia Easy Swap për të lejuar ndryshimin e kartave SIM shumë shpejt./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakKuçi: Kosova e gatshme për dialog politik
Artikulli vijuesPrindër e nxënës bashkë thyejnë xhamat e shkollës