Vjen në Europë dyqani i aplikacioneve Android të Amazon

Me qëllim rritjen në treg, Amazon ka njoftuar ndryshime të reja për zhvilluesit në dyqanet e aplikacioneve Android, si dhe zbulimin e portës që do ta zgjerojë atë në vendet europiane, pas suksesit në SHBA, gjatë muajit mars.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania dhe Spanja do të kenë akses në këtë dyqan në fund të verës, bashkë me vendet e tjera që do ta pasojnë më vonë. Zhvilluesit mund të paraqesin aplikacione, përpara se dyqani të hapet zyrtarisht.

“Tani është koha më e mirë për zhvilluesit e rinj për t’u rregjistruar dhe të bëhen familjar me programin e ri. Ju keni mundësi të zgjidhni vendet ku do të dëshironit që aplikacionet tuaja të shiteshin dhe të vendosni një listë me çmimet tuaja në treg”- thuhet në një deklaratë të blogut të kompanisë.

Ndryshime janë bërë edhe në marrëveshjen e shpërndarjes së aplikacioneve mobile të Amazon ,për të ndihmuar në lehtësimin e punës për zhvilluesit. Një nga gjërat më interesante për zhvilluesit është se, ata do të marrin 70% të të ardhurave nga aplikacionet e shitura, pas 1 Korrikut.

Ata tashmë i kanë hedhur aplikacionet e tyre në Amazon dhe do t’i gjejnë ato automatikisht të vëna ne dispozicion për çdo treg të ri. /PCWorld Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakPolicia hyn në Lazarat, bllokon 100 kg mariuanë e 600 fidanë
Artikulli vijuesiOS dhe Mac App Store në 32 vende të reja