Normalizohet qarkullimi në pikën e kufitare në Merdarë

Po zhvillohet normalisht sot qarkullimi në pikën kufitare me Serbinë, Merdarë. Në të dy anët e kufirit nuk ka shumë vonesa, thonë zyrtarët, por edhe kalimtarët.

Burime të Radio Kosovës thonë se EULEX-i ka intervenuar mbrëmë vonë në anën e Serbisë, në mënyrë që të mos bllokohen njerëzit në kolona të gjata.
Në vendkalimin kufitar Kosovë –Serbi, në Merdarë nga mëngjesi i sotëm është normalizuar kalimi i njerëzve dhe mallrave.
Sot e kishin më të lehtë kalimin edhe bashkatdhetarë tanë që tashmë po kthehen në shtetet nga ata kanë ardhur për pushime në Kosovë.
Kolona të gjata të njerëzve ishin krijuar dje në këtë pikë kufitare për shkak të neglizhencës së autoriteteve serbe.
Kurse sot në pikën e kontrollit në territorin e Kosovës pritjet janë deri në 5 minuta, ndërsa në anën serbe për të kaluar piken e kontrollit, pritjet janë më të gjata, diku rreth 20 minuta, kanë deklaruar disa nga të intervistuarit në vendkalimin kufitar në Merdarë.
Edhe Policia e Kosovës konfirmoi ndërkohë që qarkullimi në Merdarë sot është normalizuar. Zëdhënësi Baki Kelani tha se janë evituar pritjet e gjata të ditës së djeshme.
Sipas burimeve të Radio Kosovës gjatë natës së shkuar është dashur që autoritet e EULEX-it të bëjnë trysni të madhe te zyrtarët e Serbisë që gjendja të përmirësohet në vendkalimin kufitar Kosovë- Serbi ne Merdarë.
Pritjet e njerëzve në kufi gjatë ditës së djeshme kanë zgjatur deri 15 orë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakShtohen valët e refugjatëve nga Siria
Artikulli vijuesBarrikadat mbesin problem në veri