Barcelona ka fituar në udhëtim te Real Betis me rezultat 0-2.
Katalunasit ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë takimit, por këtë herë nuk kishte goleadë.
Pjesa e parë ishe e heshtur dhe me pak raste, në këtë pjesë Betis mbeti pa një lojtar pasi Heiko Westermann u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe kështu u detyrua të lë fushën para kohe.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 50-të nga Ivan Rakitic, i cili u asistua mjeshtërisht nga Lionel Messi.
Goli i qetësisë erdhi nga Luis Suarez në minutën e 81-të, edhe uruguaiani u asistua nga Messi.
Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 85 pikë, aq sa ka edhe Atletico, apo një më shumë se Real Madridi. /Telegrafi/