Një 20-vjeçar u vra me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit rreth një orë pas mesnatës.
Viktima është Ervis Zyba nga Mamurrasi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në një lokal me muzikë live në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Viktima fillimisht u plagos dhe u dërgua në spital, ku më pas humbi edhe jetën si pasojë e plagëve të marra.
Fillimisht viktima dhe dy persona janë zënë brenda lokalit për arsye që ende nuk dihet dhe më pas kanë dalë jashtë ku e kanë qëlluar 20-vjeçarin.
Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.
Ndërkohë janë shoqëruar personeli i lokalit dhe po merrn në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.