Numri dy i qeverisë turke hap portën e një koalicioni me kurdët

Numri dy i qeverisë turke dhe një nga krerët e AK Parti që fitoi shumicën relative në zgjehdjet parlamentare në Turqi, ka bërë të ditur mundësinë e një koalicioni me partinë kurde HDP, e cila doli e katërta dhe arriti të hyjë në Parlament.
 
Zv/kryeministri turk, Yalçin Akdogan, deklaroi se Procesi i Zgjidhjes, iniciuar për të garantuar bashkimin, integritetin dhe vëllazërinë e Turqisë, është një nga arsyet e ekzistencës dhe ndër objektivat politike më të mëdha të Partisë AK.
 
Nëpërmjet një postimi nga media sociale, Akdogan bëri një vlerësim të Procesit të Zgjidhjes për t’i dhënë fund terrorit në Turqi.
 
“Me kalimin e kohës do të shikohet dhe kuptohet më mirë se Partia AK është forca politike esenciale dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e Procesit të Zgjidhjes. Vendosmëria jonë në këtë çështje është e plotë”, shkruan zv/kryeministri Akdogan./tesheshi.com/
Artikulli paraprakDisa keshilla se per cfare mund ta perdorni uthullen ne shtepi
Artikulli vijuesPapa Fraçesku nuk i përmbushi "pritshmëritë" në BiH