Numri gjashtë në jetën e Pejgamberit (ALEJHI SELAM)

Më vullnetin, përcaktimin dhe mëshirën e Allahut, në shekullin e gjashtë miladi, respektivisht më 12 rebiul evel, 571, në qytetin e Mekkes, nga babai Abdullah dhe nëna Emine, lindi i dashuri ynë,  resuli-ekrem, Nebijj-muhterem, i Dërguari i Allahut, i fundit dhe univerzal.

Muhammedi a.s, është Pejgamber për të gjithë botët dhe të gjitha krijesat, i Dërguar dhe Pejgamber i të gjithë pejgamberëve , i të gjithë njerëzve dhe i të gjithë muslimanëve.

Po sa u bë gjashtë vjet, në vendin e quajtur Ebva, që gjendet ndërmjet Mekkes dhe Medines, Muhammedit a.s. i vdiq nëna, dhe kështu, me gjashtë vjet ai kishte mbetur jetim, edhe pa baba edhe pa nënë,  babai i të cilit kishte ndërruar jetë disa muaj para se lindte ai.

Kah fundi i shekullit gjashtë, gjegjësisht në vitin 595, Muhammedi a.s., e martoi gruan e mirënjohur në Meke dhe rrethinë, të ndershem hz. Hatixhen.

Kjo grua e bekuar, e cila ishte e para që e pranoi Islamin nga i Dërguari i Allahut, i lindi Muhammedit a.s. gjashtë fëmijë, dy djem dhe katër vajza, e që janë: Kasimi dhe Abdullahi, Zejnebja, Rukija, Ummil-Kulthumi dhe Fatimeja.

Ata që merren me kuptimet e numrave, nuk e shohin të rastësishëm edhe prezencën e shpesht të numrit gjashtë në jetën e Pejgamberit a.s., sikur që nuk është as numri shtatë i rastësishëm në Kur’an dhe disa numra të tjerë.

Madje, numrin gjashtë e gjejmë edhe gjashtë shartet e imanit – besimit, gjashtë kushtet e namazit para dhe pasi të hyjmë në namaz. Allahu xh.sh., thotë gjithashtu se qiellin dhe tokën i ka krijuar në gjashtë periudha, etj…

Artikulli paraprakMbrojtja e të drejtave të kafshëve te muslimanët
Artikulli vijuesSpitalet e para në botën islame, si ishin?