NUMRI I SIRIANËVE TË STREHUAR NË TURQI ARRIN NË 35 MIJË E 565

Numri i sirianëve të ikur nga mizoria e udhëheqjes së Esadit dhe të ardhur në Turqi ka arritur në 35 mijë e 565.

Numri i sirianëve të ikur nga mizoria e udhëheqjes së Esadit dhe të ardhur në Turqi ka arritur në 35 mijë e 565.

Në deklaratën e fundit të bërë nga Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave pranë Kryeministrisë, thuhej se qytetarët sirianë të ndodhur në Turqi, janë strehuar në 9 qytete çadër dhe 1 qytet mobil.

Kryeministria ka njoftuar se qytetarëve sirianë të ardhur nga Siria në Turqi po iu përballohen pa asnjë mungesë të gjitha nevojat.

Në deklaratën e bërë nga qendra e shtypit të Kryeministrisë thuhej se 35 mijë e 565 sirianë janë strehuar nëpër qytete çadra, dhe qytete mobil si dhe atyre iu janë krijuar të gjitha mundësitë ushqimore, shëndetësore, për aktivitete sociale, arsimim, kryerjen e detyrimeve shpirtërore, përkthim dhe komunikacion.

Në deklaratë gjithashtu tërhiqej vëmendja se në Hataj gjenden 7 mijë e 799, në Gaziantep 6 mijë e 25, në Kilis 11 mijë e 498, dhe në Shanllëurfa 9 mijë e 805 sirianë.

Në deklaratën e Kryeministrisë gjithashtu njoftohej se edhe arsimimi i fëmijëve sirianë është duke vijuar nga vendi ku ishte ndërprerë.

“Nëpër klasat e krijuara në Hataj, Kilis, Gaziantep dhe Shanllëurfa fëmijëve sirianë po i jepet edukim parashkollor, si dhe i klasave fillore dhe të mesme”.

Krahas këtyre shërbimeve, qytetarëve sirianë po u jepen edhe 3 vakte gjellë e ngrohtë.kohaislame

Artikulli paraprakDAVUTOLLU: TURQIA ZOTËRON FUQINË DHE KAPACITETIN E DUHUR PËR MBROJTJEN E KUFIJVE TË SAJ
Artikulli vijuesGJERMANI – TË PAKTËN KATËR TË VDEKUR PËR NJË SHTËPI NË KARLSRUHE